Punoni në ambiente të mbyllura? Tre mënyra për të shmangur infektimin nga virusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ventilimi i mirë mund të jetë çelësi për të shmangur infektimin nga koronavirusi me vjeshtën që afrohet, ku njerëzit kalojnë më shumë kohë brenda.

Për muaj të tërë na është thënë që të lajmë duart dhe të ruajmë distancën sociale për të “mundur” koronavirusin.

Por shkencëtarët dhe inxhinierët thonë se ne gjithashtu duhet të mendojmë për ajrin që thithim, ndaj ventilimi i mirë ka rëndësi.

Nëse ajri është i ‘rëndë’, largohuni

Kur futeni në një ambient të mbyllur dhe ndjeni ajrin e ‘rëndë’, diçka nuk është në rregull me ventilimin. Nuk po futet mjaftueshëm ajër i pastër, gjë që rrit shanset për t’u infektuar nga koronavirusi.

Hulumtimet e fundit tregojnë se në hapësirat e mbyllura mund të ketë “transmetim ajror” të virusit, me grimca të vogla virusi që qarkullojnë në ajër. Kështu që, nëse shikoni se një ambient është i tillë, thjesht largohuni.

Shikoni kondicionerin

Nga zyrat tek dyqanet, ajri i kondicionuar është i mirëpritur në ditët e nxehta, por kontrolloni llojin e tyre. Më e përdorura është një “kuti” e bardhë e hollë e montuar në mure ose tavane, e njohur si kondicioner i ndarë.

Ky lloj tërheq ajrin nga dhoma, e pastaj e fryn përsëri. Me fjalë të tjera, është duke ricikluar ajrin. Ky nuk është problem për një vizitë të shpejtë por mund të jetë një rrezik nëse qëndrohet në një ambient të tillë për disa orë, ndaj kujdes.

Pyesni për “raportin e ajrit të freskët”

Në një ndërtesë moderne, ku dritaret janë të mbyllura, si mund të merrni mjaftueshëm ajër të pastër?

Ju jeni duke u mbështetur në një sistem të ventilimit në të cilin ajri i ndenjur nxirret nga dhomat dhe tubohet në një njësi trajtimi ajri, shpesh në çati.

Lexo edhe :  Zbulohen çmimet e biletave për ‘Eurovision 2025’!

Duke pasur parasysh rrezikun e infeksionit të koronavirusit, këshillat profesionale janë të ajrosen në maksimum ambientet e mbyllura. Me fjalë të tjera, shikoni për dritare./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV