“Sot ishte një Shqipëri futbolli”, Duka mesazh pas suksesit të ekipeve shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i FSHF, Armand Duka është shprehur mjaft i lumtur për kualifikimin e tre skuadrave shqiptare në kualifikueset e Europa League, Teutës, Laçit dhe Kukësit.

Sipas Dukës, asgjë nuk vjen rastësisht, por është sukses që vjen si shpërblim për punën e palodhur të klubeve shqiptare.

Ai më tej thekson se sot futbolldashësit panë një Shqipëri futbolli që shkëlqen dhe jep shpresë.

Postimi i plotë i Dukës

Sot, Europa League foli shqip! Në të gjithë kuptimin e plotë të fjalës. Një super mbrëmje për skuadrat shqiptare! Pas kualifikimit të Teutës më herët gjatë ditës, vjen edhe suksesi i KF Laçit në transfertën azere si edhe triumfi i Kukësit ndaj Slavia Sofjes.

Është fantastike, më bukur se kaq nuk kishte ku të shkonte! Asgjë nuk vjen nga rastësia, ky është një sukses që vjen si shpërblim për punën e mirë dhe të palodhur që klubet shqiptare kanë bërë në vazhdimësi.

Krenar për kualifikimin e tre klubeve shqiptare në turin tjetër të Europa League, krenar për futbollin shqiptar! Urimet më të mira edhe për Laçin edhe për Kukësin. Suksese të mëtejshme në Europa League.

Faleminderit për emocionet që na dhuruat! Sot ishte një Shqipëri futbolli. Një Shqipëri që shkëlqen. Shqipëri që jep shpresë…./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të...

“Po bëni gjenocid!”/ Deputeti izraelit protestë në parlament, nxirret me forcë nga salla

Deputeti arabo-izraelit Ayman Odeh u përjashtua me forcë nga foltorja e Knesset-it pas një fjalimi të zjarrtë në të cilin kritikoi ashpër ndërhyrjen ushtarake...

Kujdes nga kontrolli i tepërt ndaj fëmijëve, u shkaktoni atyre probleme psikologjike

Një prind shumë mbrojtës nuk është gjithmonë një prind që jep siguri. Këtë e sugjerojnë dy studime të fundit të realizuara nga Departamenti i Psikologjisë...

Manja: Shqipëria, epiqendra e noterisë botërore në 2026

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka njoftuar se në tetor të vitit të ardhshëm Tirana do të mirëpresë Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Botëror...

Vrasja në Madrid/ Kush ishte këshilltari presidencial ukrainas Andriy Portnov

Derisa po shkonte për të hipur në veturën e tij të tipit, Mercedes, pasi i kishte lënë fëmijët në një shkollë ndërkombëtare afër Madridit,...

Lajme të tjera

Web TV