Kuvendi i Maqedonisë deri në mesnatë duhet të votojë qeverinë e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të dielën ka vazhduar debatin për votimin e qeverisë së re që do të drejtohet nga Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI). I nominuari për kreun e qeverisë, në prezantimin e programit para deputetëve prioritet i ka dhënë përballjes me pandeminë, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, hapjes së negociatave me BE-në, reformave në administratë e gjyqësor si dhe zhvillimit ekonomik, por edhe raporteve të mira me vendet fqinje përmes zbatimit të marrëveshjeve tashmë të arritura me Greqinë dhe Bullgarinë.

“Do të angazhohemi për ndërtimin e shtetit demokratik, përballjen me pandeminë, ngritjen e ekonomisë, rritjen e pensioneve dhe të pagave. Do të luftojmë fuqishëm krimin dhe korrupsionin. Jemi të angazhuar me forcimin e shtetit ligjor, sundimin e ligjit, të kemi gjyqësi të pavarur dhe administratë efikase”, ka deklaruar Zaev.

“Qeveria e re është e përkushtuar për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Ne do të vazhdojmë me zbatimin edhe të Marrëveshjes së Ohrit, e cila është baza e bashkëjetesës ndëretnike. Përpara nesh është një periudhë në të cilën si shtet do të marrim shumë më tepër, sesa do të japim. Ne jemi të përkushtuar të hapim 80 për qind të kapitujve të negociatave në katër vitet e ardhshme”, shtoi ai.

Por, deputetët e opozitës në fjalimet e tyre thanë se qeveria e re nuk do të dallojë nga e kaluara, duke e akuzuar për rrënimin e shtetit, të ekonomisë, rritjen e krimit dhe të korrupsionit, por edhe siç thanë për “tradhëti kombëtare”, duke përmendur ndërrimin e emrit të shtetit.

“Qeveria e re e LSDM-së dhe BDI-së është një koalicion gënjeshtrash që do të përballet me protesta masive në vjeshtë. Kjo qeveri do të jetë me afatin më të shkurtër. LSDM premtoi një koalicion pa BDI-në pasi e kishte akuzuar për korrupsion dhe krime të rënda, ndërsa pa turp e prezanton si parti që do të shtyjë përpara proceset. Kjo qeveri është qeveria e krimit dhe e mashtrimit”, ka deklaruar Aleksandar Nikollovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Lexo edhe :  “Janë nis me të vra k*rve”/ Tjetër email kërcënues ndaj presidentes Vjosa Osmani

Deputetët e opozitës shqiptare në fjalimet e tyre u ndalën në, siç thanë, “mashtrimin e madh të BDI-së për kryeministrin shqiptar”.

“BDI në opozitë – pse jo, kryeministër shqiptar – pse jo, dhe asnjëra dhe as tjetra. Naser Zyberi (kandidat i BDI-së për kryeministër) ishte simbolik e manipulimit. Në vitin 2011 ju e larguat përdorimin e gjuhëve nga prioriteti për shkak të anëtarësimit të vendit në NATO. Në vitin 2014 e larguat pozitën e kryeparlamentarit shqiptar nga prioritetet, për shkak të, siç thoshit, luftës në Ukrainë, dhe me logjikën e njëjtë besoj se edhe tani keni larguar kandidatin për kryeministër shqiptar për shkak të krizës në Bjellorusi”, ka deklaruar Elmi Aziti, deputet i Aleancës për Shqiptarët.

Debati për qeverinë e re, në bazë të rregullores mbi punën e Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë, mund të vazhdojë me së voni deri të dielën në mesnatë kur edhe duhet të bëhet votimi i saj.

Për zgjedhjen e qeverisë nevojiten 61 vota të deputetëve nga 120 sa numëron Kuvendi. Koalicioni BDI-LSDM kanë 62 vota, përfshinë një votë të PDSH-së, që gjithashtu do të jetë pjesë e qeverisë.

BDI-ja në qeverinë e re do të ketë gjashtë ministri. Zëvendëskryeministër i parë dhe njëherësh ministër i Sistemit Politik pritet të emërohet, Artan Grubi. Me Ministrinë e Punëve të Jashtme do të udhëheq Bujar Osmani, ndërsa Fatmir Besimi me Ministrinë e Financave. Ministër i Ekologjisë është caktuar Naser Nuredini, i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, kurse Jeton Shaqiri, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike. Nga partitë shqiptare, post ministror do të ketë edhe Lëvizja Besa. Arjanit Hoxha nga kjo parti do të emërohet ministër i Bujqësisë.

Resorët tjerë i takojnë LSDM-së. Me Ministrinë e Brendshme do të udhëheq Oliver Spaskovski, Radmilla Sheqerinska do të jetë ministre e Mbrojtjes, Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carevska, ministre e Arsimit, Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë, Goran Milevski, ministër i Pushtetit Lokal, Bllagoj Bocvarski i Transportit, Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë, dhe Kulturës Irena Stefoska./REL

Të fundit

Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori

Shkrimtari romak, Taciti, argumentonte se Perandoria Romake u ndërtua duke skllavëruar popujt e pushtuar, të cilët më pas u...

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

Qindra mijëra njerëz me kancer të avancuar të kokës dhe qafës mund të jetojnë më gjatë pa iu rikthyer kanceri, falë një ilaçi imunoterapie,...

Flet psikologu: Dy faktorë të fshehur që po shkatërrojnë marrëdhënien tuaj

Psikologu i njohur dhe themeluesi i platformës së këshillimit online Awake Therapy, Mike Travers, ka ndarë për revistën Forbes dy nga faktorët më të...

Çfarë na provuan zgjedhjet e 11 majit!

Nga Denis Dyrnjaja Përveç rezultatit zyrtar ku PS mori një mandat tjetër qeverisës dhe PD e aleatët e saj një mandat tjetër për të qenë...

Rrëfimi i këngëtares shqiptare: Si i shpëtova përdhunimit nga fqinji

Një prej banoreve të “Ferma VIP”, këngëtarja e njohur e viteve ’90, Elinara Shehu, ka ndarë me publikun një përvojë traumatike që ka përjetuar...

Lajme të tjera

Web TV