“Na fal Enver”… Rezarta Shkurta publikon letrën kushtuar Enver Hoxhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta ka publikuar së fundmi një letër që i kushtohet ish-diktatorit Enver Hoxha, gjyshit të bashkëshortit të saj.

Në fakt është një qytetar që e ka shkruar këtë letër, ku thuhet se në fillim ai e urrente atë, por sot i kërkon falje. Në letër, qytetari rendit disa arsye se përse sot ai i kërkon falje Enver Hoxhës.

Më poshtë lexoni letrën e plotë që Rezarta e ka postuar në Instastory.

“Unë jam ai djali që nënqeshja sa herë dilje në tribuna rrethuar nga turma të ekzaltuara. Të kam urryer Enver, të kam urryer. Si një i ri që donte të ish i lirë, i lirë të blinte një makinë, i lirë të paguhej aq mirë sa në vendet perëndimore; si unë dhe të gjithë të tjerët.

I lirë të këndonte këngët e grupeve më të dëgjuara të kohës, i lirë të bënte ç’të donte, i lirë të shikoja më shumë drita shumëngjyrëshe në Tiranë, më shumë ndërtesa moderne, veshje të kohës, pse jo? Edhe më shumë shalë femrash.

Ndaj, kur vdiqët ju, nuk derdha lot si qindra mijëra të tjerë, apo miliona, Por, u talla nën zë. Kanë kaluar shumë vite qysh atëherë, jam bërë prind, kam makinë dhe shtëpi, kam shumë gjëra, por edhe shumë gjëra më mungojnë.

E para, më mungon siguria për të ardhmen e punës së fëmijës, pavarësisht pagës që më duhet të paguaj për arsimimin e saj. Më mungon siguria për jetën e saj, për veset që mund të marrë, si droga, bixhozi apo prostitucioni, nga nevoja për të jetuar, në pamundësi të gjetjes së një pune që t’i sigurojë jetesën.

E dyta, më mungon siguria për punën. Më duhet të laj kreditë bankare për borxhet që kam marrë, por kam frikën edhe të shëndetit. Nëse sëmurem, më duhen para; para për sëmundjen, para për edukimin e fëmijës, para për jetesë. Ndaj më duhet të bëj llogarinë se cila kushton më pak: shërimi im, apo vdekja ime.

Lexo edhe :  Jo thjeshtë thashetheme, Barack dhe Michelle Obama drejt divorcit?

Më mungojnë shokët, kushërinjtë, komshinjtë. Të gjithë kanë ndryshuar, janë bërë si ujqër. Çuditërisht kam dëgjuar se edhe ata këtë mendim kanë për mua.

Më mungon Shqipëria. Ajo Shqipëri e bukur, e lulëzuar me pyje dhe lumenj të kristaltë, që tashmë duket e ndotur, e qethur, e rruar dhe e kafshuar kudo, me dhëmbë të deformuar betoni.

Më mungon Tirana. E rregullt, me parqe dhe hapësira ku fëmijët lozin para pallateve. Vendin e tyre e kanë zënë ndërtesa shumëkatëshe që ndërthuren me njëra-tjetrën sin ë një orgji nga ku lindin njerëz të zymtë dhe të shpërfytyruar, me mendjen për të ikur diku larg nga aty.

Më mungon drejtësia. Të paudhët shitën gjithçka, vodhën gjithçka dhe sot quhen politikanë, ose VIP-a. Ka qindra organizata në mbrojtje të femrave, kundër dhunës ndaj tyre apo fëmijëve, luftës kundër drogës, bixhozit. Eh, sa shumë organizata që ka! E di, dikur s’I kemi pasur këto organizata. Por, as problemet.

Më munde Enver, më munde! Dhe, sa herë të shikoj në foto duke qeshur, më duket sikur më tall mua, brezin im, sikur na ironizon dhe më dhemb më shumë. Do të doja të të mundja, të bënim një Shqipëri më të mirë, më të bukur, më të jetueshme si ajo që na le ti, për t’ua lënë fëmijëve tanë.

Dhe, kështu të vija pranë varrit tënd dhe të të thosha: Të munda Enver, të munda… Thjesht pra ka ardhur koha të them: Na fal Enver…”/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV