Dy vajzat e dy kryeministrave në plazh/Foto e 1930

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këto dy vajza që shikoni në foto janë të panjohura sot, por jo për kohën. Jemi në vitin 1930 dhe pamja që shfaqet ndodhet në Golem të Kavajës, në plazh. Në sfond duket Shkëmbi i Kavajës dhe të dy vajzat janë duke shëtitur në rërën e plazhit. Nuk janë me bikini, por ama duket të veshura alla frënga siç thuhej në atë kohë. Me fustane borë të bardhë, me mëngë zhapone, në këmbë mbajnë pupa të lehta dhe njëra një kordele të bardhë në kokë.

Vajzat quhen Mediha Frashëri dhe Shehnisha Libohova dhe për kohën pamja dhe veshja nuk i lënë mangut asgjë nëse kjo foto e sjellë nga studiuesi njohur Kastriot Dervishi do ishte në brigjet e Francës, Italisë apo Anglisë. Vajza e parë është e Mehdi Frashërit, kryeministrit që qëndroi në detyrë nga 21 tetori 1935 deri më 7 nëntor 1936. E treta në radhë e katër fëmijëve që kishte Mehdi Frashëri, Medihaja është 21 vjeç në këtë foto dhe Medihaja studionte në një universitet në Gjermani dhe ndoshta kishte arshur në Shqipëri për të bërë pushimet verore.

Vajza e dytë është e Ekrem Libohovës i cili ishte dy herë kryeministër, herën e parë nga 18 janar 1943 deri më 11 shkurt 1943 dhe herën e dytë nga 11 maji 1943 deri më 10 shtator 1943. Nga pamja duket që rëra nuk është si sot. Duket se një mjet motorrik e ka lëruar si një arë me grurë. Pas vajzave dallohet një shtëpi pushimi verore dhe duket se është ndërtuar prej druri. Prej druri duket një si pistë që futet jo pak metra në det.

Lexo edhe :  Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Shtyllat e rrjetit elektrik vijojnë ndajnë rrugës, gjurma e të cilës është edhe sot dhe po aty ka kalur 2 mijë vjet më parë rruga Egnatia. Qeni që ngjan me Leslin e filmit amerikan dhe që shoqëron dy zonjushat tregon jetën aristokrate të tyre. Por kjo aristokraci do të kthehej në mallkim për këdo që e kishte në Shqipëri. Dy vajzat e dy kryemnistrave vuajtën nën regjimin komunist siç do familje e kësaj natyre.

Ndërsa dy kryeministrat jetuan në Itali përgjatë gjithë jetës së mbetur. E vetmja zgjuarsi e mbetur e Mhedi Frashërit dhe Ekrem Libohovës ishte që nuk qëndruan në Shqipëri. Të dy vdiqën në Itali dhe atje u varrosën. Ekrem Libohovën e ndoqi fati i keq edhe në varr. Një rrëshkitje dheu në varrezat e Romës bëri që varri të zhdukej dhe ai sot nuk ka një varr.

Ndërkohë eshtrat e Mehdi Frashërit ende janë në varrezat e Romës, si një dëshmi që shteti shqiptar nuk gjen as dy metra katrorë tokë për ta varrosur në Shqipëri atë që dha aq shumë për këtë vend. Ndoshta fotografia e dy vajzave dhe dy kryeministrave flet më shumë për atë se në Shqipëri atë vlerësim, famë, pasuri që e ke sot, nuk është çudi që të të shkatërrohet vetëm në një ditë të vetme. Të paktën dy vajzat e dy kryeministarve shqiptarë të dalë në foto e konfirmojnë këtë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Bulqizë/ Qytetari denocon: Qëlluan me armë zjarri në qytet

Një qytetar nga Bulqiza ka bërë kallëzim në komisariatin e Bulqizës, se  kanë qëlluar me armë zjarri në Bulqizë. Bulqizë-Një...

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Jemi në prag të Vitit të Ri dhe në të gjithë vendet e botës, në sheshet e qyteteve, qendra tregtare apo shtëpi nuk mungon...

Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi se kanë dërguar 500 tonë miell në Siri. Zelensky në postimin e tij në X tha se këtë...

Shkencëtarët janë të sigurt se kanë gjetur një portal drejt Dimensionit të Pestë

Shkencëtarët thonë se mund ta shpjegojnë materien e errët duke propozuar një grimcë që lidhet me një dimension të pestë.   Ndërsa koncepti i "dimensionit të...

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka mbyllur sot një tjetër institucion që vepronte sipas sistemit të Serbisë, Ndërmarrja Publike për Urbanizëm në Mitrovicën e Veriut ka...

Lajme të tjera

Web TV