“Nuk të shpëtuam dot”! Mjekët shkodranë mesazh prekës për kolegen që humbi jetën nga virusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është e vështirë ti japësh lamtumirën doktoresh Zylit. Për 50 vite nuk kurseu asnjë moment që të ishte pranë pacientëve por dhe kolegëve të saj në spitalin e Shkodrës.

Edhe në këtë  kohë pandemie, doktoresh Zyli, siç e njohin të gjithë në Shkodër, (Zyliha Kraja) nuk pranoi të qëndronte në shtëpi edhe pse kishte dalë në pension. Çdo ditë shkonte në spital për ti ardhur në ndihmë pacientëve të saj.

Mjekët e Shkodrës kanë bërë mesazhe prekëse për kolegen e tyre, që humbi jetën një ditë më parë, pasi nuk mund të fitojë betejën me koronavirusin.

Përmes një deklarate nga Spitali i Shkodrës në emër të të gjithë mjekëve, mjeku Shpëtim Ymeri është shprehur se pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha për gati 1 muaj, nuk ka qenë e mundur që kirurgia Kraja të shpëtonte.

“Mendoja dhe besoj se do të shtrëngoja dorën siç bëja gjatë këtyre ditëve që ishe e shtruar në spital, të thosha ia hodhe mikja ime dhe të vazhdonim sërish punën. Jeta është e tillë. Ne nuk mundëm të të shpëtonim pavarësisht përpjekjeve tona maksimale prej rreth një muaj. Është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe kolegët”, ka thënë mjeku Ymeri.

Zyliha Kraja u nda nga jeta ditën e premte në moshën 80-vjeçare, pasi humbi “luftën” me koronavirusin. Përpara se të infektohej me COVID-19 gjendja e saj shëndetësore ishte e mire. Por ditët e fundit gjendja u përkeqësua.

Zyliha Kraja ishte një kirurge e shkollës së vjetër në Shkodër, e cila për vite me radhë ka kontribuar në fushën e mjekësisë dhe nga duart e saj mësuan një numër i konsiderueshëm mjekësh e infermierësh./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe...

Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të ndërmarra nga institucioni që ajo...

Po na “zhgënjen” shumë zoti President!

Nga Myslim Murrizi Të “ lutem” shumë, të paktën mos na i pengo pagesat për komisionin Xhafaj të “specialistëve” të Sorosit, se ndryshe na “more”...

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë lëvizjet e shtuara dhe shpërfillja...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

Lajme të tjera

Web TV