Pompeo çmon përpjekjet e liderëve të Kosovës dhe Serbisë për arritjen e marrëveshjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se Shtetet e Bashkuara e çmojnë marrëveshjen historike të arritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti për normalizimin ekonomik mes dy shteteve.

Në një komunikatë të lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit më 4 shtator, vlerësohet udhëheqja e kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiq, e cila, siç thuhet, çon në rritjen e vendeve të punës për të rinjtë, si dhe vendos një tonalitet të ri të pajtimit në Ballkanin Perëndimor.

“Marrëveshjet e sotme hapin mundësi të reja për bashkëpunime më të gjera. SHBA-ja rikonfirmon mbështetjen për negociatat e vazhdueshme midis Kosovës dhe Serbisë drejtë normalizimit të marrëdhënieve mes tyre”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, sekretari amerikan ka përgëzuar njohjen reciproke mes Kosovës dhe Izraelit si dhe vendimin e Serbisë për të vendosur ambasadën në Jerusalem.

Marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë parasheh bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Palët janë zotuar se do të zbatojnë një sërë marrëveshjesh të arritura tashmë, siç është ajo për autostradën mes Kosovës dhe Serbisë, ajo për hekurudhat dhe për linjën ajrore. Po ashtu, aty parashihet që Kosova dhe Serbia të përshpejtojnë përpjekjet për të lokalizuar dhe identifikuar mbetet e personave të humbur.

Në bazë të marrëveshjes të nënshkruar më 4 shtator në Uashington, Kosova do t’i bashkohet “zonës së mini-Schengenit”, që është krijuar më 2019 dhe ku tashmë marrin pjesë, Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Sa i përket Liqenit të Ujmanit, në marrëveshje thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Lexo edhe :  Muaji i Shenjtë të Ramazanit, Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite shtron iftar

Ndërkaq, Kosova sipas marrëveshjes, po ashtu është pajtuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.Serbia, në anën tjetër, është pajtuar po ashtu që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës./REL

Të fundit

Parlamenti Evropian do të krijojë zyrën e Ballkanit Perëndimor në Shqipëri

Në kontekstin e tensioneve të rritura gjeopolitike dhe të një momentumi të ri për zgjerimin e BE-së, zyra e...

“Si ke fytyrë të më rrish përballë?” Debat mes Gjestit dhe Jozit pas rikthimit të banorit

Gjesti dhe Joz Marku janë përfshirë në një tjetër debat të tensionuar në “Big Brother VIP Albania”. Në këtë përballje mes tyre, diskutimet janë përqendruar...

Shpërthen vullkani në Guatemalë, qindra qytetarë evakuuohen nga shtëpitë e tyre

Autoritetet e Guatemalës evakuuan rreth një mijë njerëz pas shpërthimit të vullkanit më aktiv të Amerikës Qendrore vullkanit Fuego. Banorët nxituan në strehoheshin në banesa...

Arsyet e vizitës surprizë të shefit të NATO-s në Kosovë

Nga Krenare Cubolli, REL Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Mark Rutte, pritet ta shfrytëzojë vizitën e tij në Prishtinë, më 11...

Grevë në 13 aeroporte të Gjermanisë, anulohen katër fluturime nga Prishtina

Një grevë njëditore në 13 aeroporte gjermane çoi në pezullimin e shumicës së fluturimeve, përfshirë katër fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”. Lajmin...

Lajme të tjera

Web TV