Hiqni dorë nga përdorimi natën i celularit! Ja arsyet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Interneti ka ndryshuar çdo rregull të shkruar e të pashkruar në botë, e një ndër ta është edhe gjumi i natës. Qëndrimi deri vonë në celular, e ndonjëherë deri në orët e para të mëngjesit sjell çrregullime të ndryshme në organizmin tonë por edhe në jetën tonë sociale. Ja disa prej arsyeve se përse nuk duhet ta përdorim natën celularin.

Çrregullojnë gjumin– Drita blu e lëshuar nga telefonat inteligjentë pengon formimin e melatoninës. Melatonina është një hormon veçanërisht i rëndësishëm për stimulimin e gjumit. Përveç kësaj, fushat magnetike të celularëve ndërhyjnë në valët e trurit dhe nxisin çrregullimet e gjumit. Si përdundim, drita e emetuar mund të shkaktojë pagjumësi, dhimbje koke, mungesë përqendrimi, madje edhe depresion.

Dëmtim i syve– Sipas ekspertëve, drita blu e telefonave inteligjentë mund të shkaktojë ndryshime molekulare në retinë dhe korne. Rezulton se drita e emetuar nga pajisjet elektronike mund të ketë efekte veçanërisht të dëmshme në sytë tanë. Mund të shkaktojë plakje të sistemit okular i cili ndikon drejtpërdrejt në shikim, tharje të syve dhe inflamacion të syve.

Shtohet rreziku për tu prekur nga kanceri– Përdorimi i smartphone-it tuaj gjatë natës mund të rrisë rrezikun e prekjes nga kancerit. A e dini se melatonina ngadalëson zhvillimin e qelizave kancerogjene? Pra, nëse niveli i këtij hormoni në trupin tonë bie si rezultat i ekspozimit të vazhdueshëm ndaj dritës së telefonave inteligjentë, qelizat kanceroze mund të shumohen të pashqetësuara. Drita e emetuar nga pajisjet elektronike zvogëlon veprimin e tamoxifen, një përbërës aktiv që përdoret në trajtimin e kancerit të gjirit. /Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Ukraina del publikisht: Do t’i zgjerojmë sulmet ndaj Rusisë

Komandanti i ushtrisë së Ukrainës u zotua se do të rrisë “shkallën dhe thellësinë” e sulmeve ndaj Rusisë, në...

Medvedev: “Disa shtete janë të gatshme t’i japin armë bërthamore Iranit”

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka reaguar me tone të ashpra kundër Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se disa shtete janë të gatshme të furnizojnë...

Presidenti iranian: Do t’i tregojmë botës se jemi të pathyeshëm

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian, ka dërguar një mesazh të fortë uniteti dhe qëndrueshmirie në rrjetin X. “Do të ecim së bashku...

Durrës, turistja e huaj mbytet në det

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit, ku një turiste ka humbur jetën. Përmes një reagimi zyrtar,...

Rama: Shqipëria mbështet vendimin e Trump, Irani ka përdorur retorikë apokaliptike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore në territorin iranian, duke shprehur mbështetje të plotë...

Lajme të tjera

Web TV