A ndikon pozicioni i gjumit në shëndetin e zemrës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dihet tashmë se një gjumë i mirë dhe cilësor ndikon në shëndetin tuaj, veçanërisht atë të zemrës. Studimet kanë treguar se një gjumë i keq, pa oraret e përmbushura dhe pa cilësi rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe jo vetëm.

Por, si ndikon pozicioni i gjumit në shëndetin e zemrës? A i bën keq zemrës nëse ju flini në anën e majtë?

Pavarësisht sesi ndiheni rehat në shtrat, pocizioni i gjumit mund të ketë ndikim në zemrën tuaj dhe mirëqenien e përgjithshme.

A ndikon të fjeturit në anën e majtë në shëndetin e zemrës?

Disa njerëz nuk ndihen rehat kur flenë në anën e majtë dhe zgjedhin anën tjetër, pra atë të djathtën, kjo sipas mjeke kardiologe Puja Mehta.

Për shkak të orientimit të zemrës dhe fokusimit në gjoks, gjumi në anën e majtë mund të shkaktojë ndryshime delikate në pozicionin e zemrës. “Kjo mund të çojë në ndryshime të elektrokardiogramës (EKG-së), një test që përdoret për të vlerësuar funksionin e zemrës,” thotë mjeku kardiolog, Leonard Ganz.

Pozicioni i gjumit mund të sjellë edhe simptoma të tjera si palpitacionet, pra rrahje zemre të shpejta dhe jonormale, të cilat mund të jenë më të dukshme tek disa njerëz kur ata shtrihen ose flenë në anën e majtë. Për mjekët, mbetet ende e paqartë nëse të fjeturit në anën e majtë ndikon në rritjen e aritmisë së zemrës.

Aktualisht, këshilla më e mirë për njerëzit mund të jetë që nëse simptomat janë më të theksuara kur shtrihen në anën e majtë, atëherë zgjidhni një pozicion tjetër.

Cili është pozicioni më i mirë i gjumit për zemrën tuaj?

Duket se nuk ka kërkime të mjaftueshme për të vërtetuar se cili është pozicioni më i mirë i gjumit për shëndetin e zemrës, nëse nuk keni tashmë një sëmundje themelore të zemrës. Gjëja më e rëndësishme për gjumin dhe shëndetin e zemrës është që të pushoni mirë gjatë natës dhe të bëni një gjumë cilësor. Zakonet e mira të gjumit janë shumë të rëndësishme jo vetëm për shëndetin e zemrës, por edhe për shëndetin e përgjithshëm në tërësi./E.Ç

Të fundit

Divorci me Jennifer Lopez, Ben Affleck e thotë “troç”: Ishte e turpshme…

Ndarja e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ishte padyshim më e bujshmja. Gjatë një bisede të sinqertë me britanikun...

(PAMJET) Aksident i rëndë ! Dy makina përplasen kokë më kokë, 3 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Burime bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e...

Vdekja misterioze e 2-vjeçarit dy vite më parë, arrestohen gjyshërit, akuzohen për…

Gjyshërit e një 2-vjeçari, që u zhduk dy vite më parë në Francë, janë arrestuar nën dyshimin për vrasjen e vogëlushit. Émile Soleil u zhduk në...

Rama ndalon fjalën gjatë takimit në Lezhë, batuta me të riun: Po mirë mo, për këtu e le?

Gjatë fjalës së tij sot para të rinjve të rejave në Lezhë, ku bëri prezantimin e kandidatëve të PS për këtë qark, kryeministri Edi...

“S’kam turp që kam qenë ministër i Berishës”/Alibeaj: Duhet të jetë mirënjohës ndaj meje

Deputeti Enkelejd Alibeaj, kandidat nën siglën e koalicionit Djathtas për Zhvillim në zgjedhjet e 11 majit, është shprehur se nuk i vjen turp nga...

Lajme të tjera

Web TV