Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Shpenzimet për shëndetësinë për 2020-ën në rënie , nuk u ndikuan nga pandemia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sikurse në të gjithë botën pandemia Covid-19 ka vënë në presion sektorin shëndetësor në vendin tonë dhe sidomos spitalet publike, mirëpo kjo situate nuk ka pasur implikime financiare sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.

Në 6-mujorin e parë 2020 shpenzimet e përgjithshme për sektorin e shëndetësisë rezultuan në ulje në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë me 83 milionë lekë ose -0.1%.

Sektori i shëndetësisë u përball këtë vit me presion të lartë për blerjen të pajisjeve dhe medikamenteve shtesë për trajtimin e të prekurve nga COVID-19, duke marrë edhe një financim shtese prej 4 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit për këtë vit.

Por të dhënat faktikë tregojnë se, shpenzimet për shëndetësinë jo vetëm që nuk janë rritur, por rezultojnë poshtë faktit të vitit të kaluar. Burimet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm sqarojnë se shkak për këtë situatë është bërë anulimi i kontratës koncesionare të check-up dhe pagesat më të ulëta për koncesionin e sterilizimit.

Kosto vjetore e koncesionit të sterilizimit është rreth 1,6 miliardë lekë, por këtë vit pagesa pritet të jetë më e ulët për shkak se numër i madh operacionesh jo emergjentë janë shtyrë prej pandemisë. Ndërsa koncesioni i check-up që ka një kosto vjetore 876 milionë lekë është pezulluar për të rinisur aktivitetin pasi pandemia të ketë kaluar.

Në 6-mujorin e parë 2020 funksionet e qeverisë që pësuan rritje të shpenzimeve  ishin mbrojtja sociale me 14.8 % në raport me një vit më parë, si rrjedhojë e paketave të ndihmës, mbrojtja e mjedisit me 52%, rendi dhe siguria publike me 1.6%.

Nga ana tjetër shënuan ulje shërbimet e përgjithshme publike me -7.5%, mbrojtja me -11%, çështjet ekonomike me -6.4%, shërbimet e strehimit me -15%, argëtimi dhe kultura me 21%.

Lexo edhe :  Përmbytjet në Valencia/ Të paktën 95 viktima! Shtëpi të shkatërruara dhe rrugët nën ujë

Pandemia Covid -19 zhbalancoi treguesit makroekonomikë dhe ato buxhetore. Të ardhurat kanë pësuar rënie vjetore ne rreth 12 për qind gjatë 7-mujorit, ndërsa deficiti buxhetor arriti në 8,4 % të PBB-së nga rreth 2 për qind që ishte në buxheti fillestar.

Rritja e deficitit buxhetor çon borxhin publik në nivelin 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Të ardhurat buxhetore kundrejt planit fillestar të vitit 2020 si rrjedhojë e impaktit negativë të pandemisë Covid-19 do të reduktohen në masën -63.1 mld lekë./monitor/

Të fundit

Hetimet për 21 Janarin/ A do paraqitet për dëshmi në SPAK Bamir Topi?

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi komentoi në një studio televizive, hetimin e SPAK për 21 janarin. Topi tha se...

PD cakton drejtuesin politik për Diasporën, ja kush do zëvëndësojë Salianjin në Elbasan

Sali Berisha pritet të emërojë drejtuese politike të Partisë demokratike për Diasporën, ish-kryetaren e Parlamentit Jozefina Topallin. Ndërkohë thuhet se dy nga funksionarët e opozitës...

Pas përmbytjeve vdekjeprurëse me qindra viktima, ndodh mrekullia në Spanjë

Shiu i rrëmbyeshëm të hënën shkaktoi përmbytje të mëdha, duke shkatërruar ura dhe duke mbuluar qytete të tëra me baltë. Shumë komunitete u ndërprenë...

Keni plane për fundjavën? Ja si pritet të jetë e diela

Ashtu siç po ndodh prej disa ditësh tashmë edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat...

Thirrjet nacionaliste kundër Kosovës, UEFA gjobit dhe dënon ashpër Serbinë

UEFA ka dënuar me 52,500 euro Federatën e Futbollit të Serbisë, këtë të premte, për shkak të sjelljeve të tifozëve, që nuk respektuan himnin...

Lajme të tjera

Web TV