Një rast i ri është shënuar në qytetin e Beratit. Një punonjëse e një fasonerie ka rezultuar e infektuar me Covid-19, menjëherë Drejtoria e Higjenës në Berat ka dezifektuar ambientet dhe ka mbyllur repartin ku ajo punonte.
Bëhet me dije se gruaja 44-vjeçare ishte me leje në momentin që ka marrë përgjigjen e tamponit, pasi prej ditësh kishte shfaqur simptoma të koronavirusit. Që prej momentit që ka shfaqur simptoma gruaja është vetëkarantinuar ndërkohë bëhet me dije se tamponi i është bërë dhe disa punonjësve të afërta në repartin ku ajo punonte.
Aktualisht në qarkun e Beratit janë 71 raste aktivë me Covid-19,të cilët janë të karantinuar në banesat e tyre dhe janë në vëzhgim të vazhdueshëm të forcave të policisë./re.gu/fjala.al