Deti/Dule: Greqia s’është agresive, ne gjithmonë japim imazh negativ në sytë e botës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, tha sot në mbrëmje se Greqia nuk është dhe asnjëherë nuk ka qenë agresive në politikën e jashtme me Shqipërinë.

Ai tha se sa herë bëhet fjalë për marrëveshje mes këtyre dy vendeve fqinje, ka nga ata shqiptarë që sulmojnë dhe hedhin baltë, me pa të drejtë.

Në emisionin Open, Dule u shpreh se po bëhet një ngatërresë, mes asaj që quhet shtrirje territoriale e ujërave deri në 12 milje dhe zonave ekskluzive ekonomike.

“Nuk e di pse duam që gjithmonë të japim një imazh negativ në sytë e botës. Sa herë ka një marrëveshje me Greqinë, hidhen përpjetë, hidhen akuza, baltë. Pse? Nuk ka njerëz të mirë e punëtorë në këtë vend? Vetëm njerëz që bëjnë marrëveshje të fshehta dhe shesin e blejnë? Këtu është një strumbullar.

Duhet të jemi të përgjegjshëm. Greqia po të ishte e ashpër me ne në 2009 do e ratifikonte menjëherë në parlament atë marrëveshje, por nuk e bëri, pasi respekton fqinjësinë, respekton partneritetin. Kryeministri grek foli për ujëra territoriale, ne flasim për zonat ekskluzive ekonomike. Nuk janë e njëjta gjë. Dua të bëj dhe një vërejtje linguistike. Greqia nuk tha do shtrijmë ujërat tona në 12 milje.

Deri në 12 milje po, sepse është terminologjia e vetë konventës. Sepse ka kushte gjeografike që nuk e lejojnë të shtrihet 12 milje. Si do shtrihet 12 milje në Ksamil? Aty nuk ka mundësi të shtrihet, ka ndarje deti në mënyrë të barabartë, që quhet vijë e mesme. Kemi dhe mbylljen e gjireve. Dua ta sqaroj, shtrirja e ujërave territoriale deri në 12 milje nuk kërkon marrëveshje, janë zonat ekskluzive territoriale ekonomike ato që kërkojnë marrëveshje”, tha Dule.

Lexo edhe :  Mbyllja e TikTok, Berisha thirrje nxënësve: Bojkotoni orët e mësimit!

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Administrata Trump mbyll mbi 80% të programeve të USAID-it

Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas një procesi rishikimi gjashtë-javor....

Lajme të tjera

Web TV