Kryeministri Rama përsëriti për të disatën herë se nuk ka asnjë marrëveshje aktualisht për detin dhe se kjo fjalë është e ndarë nga 12 miljet.
Ndërkohë, nga kreu i qeverisë nuk mungoi as ironia për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi
“Nuk ka asnjë marrëveshje. Për të pasur një marrëveshje duhet pasur një grup negociator. Pas negociatave, marrëveshja duhet të kalojë në Kuvend dhe pastaj te presidenti.
Ju them që mos mbyteni me një lugë ujë. Se ka edhe nga ata që më shkruajnë se erdhi fergata greke në Himarë. I them atij, se maksimumi është Monika me kanoe që i është dukur fregatë greke”, theksoi kryeministri.
Pa.Va/ Fjala.al