Fillimi i shkollës/ OBSH në Tiranë: Familjet s’kanë pse tensionohen, fëmijët përshtaten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Bettina Menne ka dhënë një mesazh të rëndësishëm në lidhje me fillimin e shkollave në Shqipëri.

Përveç masave që të gjithë qytetarët tashmë i dinë, Menne i bën apel prindërve që të mos tensionohen për rikthimin e fëmijëve në shkolla, pasi sipas saj fëmijët kanë mekanizëm të mrekullueshëm për tu përshtatur dhe dinë rregullat e dinë se çfarë duhet të bëjnë.

Më tej ajo propozoi që ky model që po ndiqet për fëmijët të përdoret dhe për të rriturit në këto kushte pandemie.

MESAZHI I DREJTORESHËS SË OBSH TIRANË, BETTINA MENNE

Gjeja me e rendesishme eshte qe udhezimet dhe rregullat e Ministrive te Shendetesise dhe Arsimit te respektohen.

Duhet t’ informojme femijet mbi cdo mase qe kemi marre. Femijet gezojne nje mekanizem te mrekullueshem pershtatjeje, nese ata e dine cfare duhet te bejne dhe cilat jane rregullat.

Keto perfshin:

Si te hyjne e te dalin nga mjediset e shkolles

Si te qendrojne dhe si do zhvillohet mesimi ne klase

Cfare u lejohet ne lidhje me levizjen brenda shkolles

Cfare masash higjenike jane per t’u marre

Cfare do bejne mesuesit dhe stafi tjeter mbeshtetesh

Si edhe cfare do t’u duhet te beni juve si prinder:

Te plotesoni cdo dite Vete-Deklarimin elektronik per Kushtet Shendetesore te Femijes, ne menyre te pergjegjshme dhe duke vendosur numrin e telefonit te prindit;

Nese ju duhet te flisni me nje mesues, drejtori do te zbatoje nje komunikim elektronik apo do mundesoje evente te programuara, takimesh balle per balle

Ne rast se ju coni femijen/femijet ne shkolle, ju nuk mund te pranoheni brenda mjedisit shkollor pavaresisht cilesdo arsye

Lexo edhe :  Incidenti me shoferin e kamionit, arrestohet vëllai i Bledion Nallbatit në Korçë

Jane perfunduar tashme Protokollet e menaxhimit praktik te rasteve potenciale te rrezikut (tek mesuesit, femijet apo stafet mbeshtetese).
Pavaresisht COVID-19 apo ketyre protokolleve qe rregullojne rregulla te reja ne shkolle, as familjet dhe as femijet nuk kane pse te ndjehen te tensionuar.

Fleksibiliteti I femijeve per te pranuar kete situate mundet madje te kthehet ne nje model per te rritur qe te respektojne me mire kerkesat themelore te mbrojtjes: ver nje maske, mbaj higjenen, ruaj nje distance fizike baze.
Une ju uroj te gjithe femijeve shqiptare shume sukses me vitin e ri shkollor dhe jam kaq e lumtur t’i shoh te kthehen atje ku ata perkasin: Femijet tane jane femije te Dijes! Dhe ne duhet t’u mesojme atyre Shkencen e Dashurise, cdo dite!

 

re.gu/Fjala.al

Të fundit

Lojtari serb vlerëson kombëtaren shqiptare: “Askush nuk i dominon dot në fushë”

Është i ri, por një nga shtyllat e ekipit. Strahinja Pavlovic përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen e kombëtares...

Evi Kokalari zbulon prapaskenën: Gazetari bëri atë postim falë 6 mln $ të Berishës

Masa ‘non grata’ ndaj Sali Berishës nuk është hequr dhe postimi i gazetarit Mark Caputo ishte vetëm për një interferencë në fushatën elektorale, për...

10% e të pasurve të botës përgjegjës për rritjen e temperaturës globale që nga viti 1990

Një studim i ri i botuar në revistën Nature Climate Change tregon se 10% më të pasurit e planetit janë përgjegjës për rreth 65%...

Finalja e Champions, një premtim i Luis Enrique për vajzën që humbi betejën me kancerin

Luis Enrique, trajneri i Paris Saint-Germain (PSG), ka shprehur dëshirën e tij për të përsëritur një moment të paharrueshëm nga finalja e Ligës së...

Lulzim Basha: Qytetarët e kanë kuptuar agoninë e Ramës, votoni 4!

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, u ndal sot në Njësinë 11 në Tiranë ku zhvilloi takime me qytetarë dhe biznese. Basha thotë...

Lajme të tjera

Web TV