Investitorët e huaj largohen nga Kosova për shkak të mungesës së rrymës elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Burim Piraj, pronar i industrisë së mishit “Meka”, përballet në vazhdimësi me reduktim të energjisë elektrike. Mungesa stabile me energji elektrike, thotë ai, po i shkakton humbje të mëdha materiale në biznesin e tij.

“Ka ndërprerje kohë pas kohe me energji elektrike të planifikuara, por edhe pa planifikim. Ndërprerja e energjisë elektrike shkakton probleme të mëdha pasi që e ndërpret procesin e prodhimit, pastaj makineritë derisa të futen në prodhim humbet kohë dhe shkakton humbje materiale.

Nga viti 1999 deri më tani kemi investuar aq shumë për të pasur energji, sa do të mund të punësonim edhe 50 punëtorë të rinj. Mungesa e këtij produkti është një prej shkaqeve që e ka pamundësuar edhe punësimin”, thotë Piraj  duke iu referuar një interviste dhënë për “Radion Evropa e Lirë”.

Problemi me furnizim stabil me energji elektrike në Kosovë është theksuar edhe në raportin të fundit të Departamentit amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve të publikuar më 9 shtator.

Sipas këtij, raporti Kosova ka potencial për të tërhequr investime të huaja direkte, por një nga problemet që pengon ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë është edhe furnizimi jo i besueshëm i energjisë.

Investimet e huaja në Kosovë ndër vite kanë shënuar rënie edhe sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës. Në vitin e kaluar vlera e investimeve të huaja në Kosovë ka qenë 265 milionë euro.

Përgjegjës në Kosovë për furnizimin me energji elektrike është operatori për furnizim me energji (KESCO) dhe ai për shpërndarje të energjisë (KEDS).

Zëdhënësi i Distribucionit të Furnizimit me Energji Elektrike, Viktor Buzhala, duke mos dashur të komentojë raportin e DASH-it, thotë se ka furnizim stabil me energji elektrike në vend dhe ndërprerjet mund të jenë vetëm në raste të caktuar kur ka ndonjë prishje në rrjet dhe kur duhet të bëhen renovime.

Lexo edhe :  I mori personalisht votat me makinë, në hetim ambasadori në Kroaci

“Gjendja e furnizimit me energji elektrike është mjaft stabile. Tani e sa vite KEDS nuk ka aplikuar reduktime për asnjë konsumatorë, furnizimi vazhdon pa ndërprerje. Ne kemi trashëguar një rrejt në gjendje mjaft të vjetruar, por ky rrjet është përmirësuar. Ka përparime të theksuar kjo është cekur edhe në raportin e të bërit biznes të Bankës Botërore.

Vetëm në dy raste mund të ketë ndërprerje të energjisë për shkak të faktorëve atmosferik dhe kur ne intervenojmë për të përmirësuar atë rrjet, pra kur bëhen investime”, thotë Buzhala, duke shtuar se kanë në prioritet bizneset sa i përket furnizimit stabil me energji elektrike. Ru. Do. Fjala.al

Të fundit

USAID dhe fondet e tij

Nga Prof. Pandi Zdruli Debati i madh që ka shpërthyer në Shqipëri për fondet e USAID-it është i drejtë dhe...

Drafti/ PD ndjek Trumpin, dërgon projektligj që të ketë vetëm dy gjini

PD ka propozuar ndryshime në ligjin e Gjendjes Civile, duke përcaktuar ligjërisht “gjininë biologjike të pandryshueshme”. Demokratët argumentojnë se projektligji synon të mbrojë familjen...

I mori personalisht votat me makinë, në hetim ambasadori në Kroaci

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në lidhje me mënyrën sesi ka transportuar fletët e...

BE “zëvendëson” SHBA-në, i jep një dorë SPAK-ut

Brukseli garanton mbështetje të vazhdueshme për reformën në drejtësi në Shqipëri. Kjo është konfirmuar në një deklaratë të Bashkimit Europian në Tiranë. Duke vlerësuar...

“Travel off Path”: Shqipëria ndër destinacionet e qeta mesdhetare për të vizituar në 2025

Deti Mesdhe që kufizohet me disa nga destinacionet më të bukura në botë: Costa Del Sol në Spanjë, Riviera bruz e Francës, Cinque Terre...

Lajme të tjera

Web TV