Berluskoni lë spitalin pas trajtimit nga C*vid-19/ “Mendimi im tani shkon para së gjithash tek të sëmurët”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajm i mirë për Silvio Berluskonin. Ish-presidenti i AC Milan u largua nga San Raffaele ditën e sotme. Siç është raportuar nga Rai ai la spitalin në orën 11:30.
Me anë të një statusi në rrjete sociale, Berluskoni shprehu mirënjohje për të gjithë mjekët dhe u solidarizua me dhimbjen e të gjithë të sëmurëve.

“Me ndihmën e Parajsës dhe falë profesionalizmit të mjekëve, kam kaluar atë që e konsideroj si testi më i vështirë i jetës sime.

Ju falenderoj nga zemra të gjithë atyre që më kanë treguar këto ditë afrimitet, dashuri dhe pjësmarrjen e tyre.

Mendimi im tani shkon para së gjithash tek të sëmurët e shumtë me COVID dhe familjet e tyre,” shkroi ai në rrjete sociale.

Berlusconi u shtrua në spital të Enjten në datën 3 Shtator pasi rezultoi pozitiv me Covid-19. /Er.Ke./Fjala.al/

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV