“COVID-19, një perspektivë globale”, Bill Gates: Pandemia na ktheu pas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia e koronavirusit e ka zmbrapsur përparimin në shëndetin global dhe i ka vënë miliona njerëz në rrezik nga sëmundjet e panumërta dhe varfëria, thuhet në një raport të “Fondacionit Bill & Melinda Gates”.

Për shkak të efekteve të pandemisë, varfëria ekstreme është rritur me 7 për qind dhe imunizimi rutinor me vaksina është duke rënë në nivele që për herë të fundit janë parë në vitet 1990, thuhet në raportin e publikuar..

“Është një frenim i madh”, tha miliarderi Bill Gates, bashkudhëheqës i fondacionit dhe financues i shëndetit global.

“Pandemia COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi] jo vetëm që e ndaloi përparimin, por e ktheu prapa atë”, tha Gates në një telekonferencë me gazetarët.

Raporti, i titulluar “COVID-19: Një perspektivë globale”, po ashtu konstatoi se pandemia ka pasur ndikim disproporcional te gratë, komunitetet racore, pakicat etnike dhe njerëzit që jetojnë në varfëri ekstreme.

Ndërsa situata është “e zymtë” tani, Gates tha se është i bindur se bota do të dalë nga pandemia dhe se do të rifillojë përparimin drejt përmirësimit të shëndetit global.

“Pavarësisht nëse na duhen dy vjet, apo edhe tre, ne besojmë se do ta kapërcejmë këtë dhe do të kthehemi në rrugën e duhur”, u tha gazetarëve bashkëthemeluesi i Microsoft-it.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur mbi 29 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 928,000 kanë vdekur dhe afro 20 milionë janë shëruar. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Ulen interesat e kredive/ Vendimet e politikës monetare po japin efektet e pritshme

Ulet interesi i kredive për bizneset por edhe për qytetarët.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se  lehtësimi i...

SPAK-u, SKAP-i, apo SKRAP-i i partisë, kë do zgjedhë Sali Berisha?

Ditët e fundit ai ka nisur një kthesë të pabesueshme, ku pretendon të na bindë se kur akuzonte SPAK, e kishte fjalën për disa...

Dita e Shën Valentinit: historia, kuriozitetet dhe traditat e festës së të dashuruarve

Dita e Shën Valentinit njihet botërisht si festa e të dashuruarve , e cila festohet çdo vit më 14 shkurt . Por cila është origjina e vërtetë...

Rama ironizon Berishën: Bufi i Kënetës është një plaçkitës folesh

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetarin e PD, Sali Berishën, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale. Ai e konsideron Berishën ‘Buf Kënete’...

Propozimi i veçantë për Shën Valentin në Fier, e reja thotë ‘Po’ mes duartrokitjeve

Një propozim i pazakontë për martesë ka ndodhur disa minuta më parë në qendër të Fierit. Mes dekorit të veçantë për Ditën e Shën Valentinit,...

Lajme të tjera

Web TV