Si të kujdeseni për lëkurën gjatë vjeshtës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me ndryshimin e stinëve të parat që ndikohen janë flokët dhe lëkura. E sidomos fytyra duke qenë gjithnjë e ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm. Ndryshimet e temperaturave nga i nxehti në të ftohtë apo anasjelltas bën që lëkurës t’i duhet më shumë punë për t’u hidratuar e për ti rigjeneruar.

Në këtë pikë nuk do të ishte aspak keq nëse do t’i jepnit asaj pak ndihmë me metoda natyrale. Në këtë artikull ju tregojmë se si ta përgatisni fytyrën tuaj për të pritur stinën e vjeshtës sa më shëndetshëm e pa humbur elasticitetin.

Trajtimet e duhura
Ju duhet të ndiqni vetëm disa hapa të cilat duke i bërë pjesë të rutinës tuaj do ju ndryshojnë fytyrën.

Rigjenerimi
Gjatë kësaj kohe merrni parasysh trajtimet të cilat e zhveshin fytyrën nga çdo shtresë dhe papastërti e marrë gjatë verës. Më pas lëreni të rigjenerohet ngadalë për disa javë. Kjo periudhë është ideale edhe për ata që duan të nisin trajtimet me lazer për fytyrën kundër shenjave dhe papastërtive.

Pastrimi i thellë
Ky proces ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës që ndodhen në sipërfaqen e jashtme të saj. Mjafton të merrni pak sheqer dhe vaj e të fërkoni me këtë përzierje lëkurën tuaj.

Hidratimi
Pasi të bëni dush, pastrimi i fytyrës dhe hidratimi i saj është gjithnjë i nevojshëm. Aplikoni menjëherë mbi lëkurë një krem mbrojtës e hidratues për rezultate sa më të zgjatura.

Trajtimet me avull
Jo vetëm pasi bëni dush, por edhe gjatë ditëve të zakonshme sigurohuni që të bëni herë pas here trajtime me avull për fytyrën tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë që të rifitoni hidratimin dhe lagështinë e duhur. Gjithashtu kujdesuni të përdorni pastrues apo sapunë jo shumë të ashpër mbi lëkurë në mënyrë që të mos shkatërroni balancën e yndyrës në të. E rëndësishme është që të mbroheni nga rrezet e dëmshme të diellit edhe gjatë kësaj periudhe me krem mbrojtës 50 SPF. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje e lëkurës apo aknet merrni trajtimin e duhur tek një mjek specialist dhe ndiqeni krahas këtyre këshillave./AgroWeb

Të fundit

Digjen të gjalla bagëtitë në Delvinë, pronari akuza shtetit: Fshati Kopaçez është bërë hi

Pamje të trishta vijnë nga fshati Kopaçez i bashkisë Delvinë, ku shihen bagëti që digjen të gjalla nga zjarri. Pronari...

Zhduket 48-vjeçarja në Tropojë, policia arreston burrin! Dyshohet se…

Një 58-vjeçar është arrestuar në Tropojë. Kapja e tij erdhi pas hetimeve si pasojë e një denoncimi se bashkëshortja e tij ishte larguar nga...

Mbrëmja e fundit e një mbreti: Rënia e Farukut dhe fundi i një dinastie

Në verën përvëluese të 26 korrikut 1952, ndërsa flluskat e protestës dhe urrejtjes ndaj aristokracisë mbushnin rrugët e Kajros, Mbreti Faruk I i Egjiptit...

“Mumja” e Leninit ndan Putinin dhe Kishën Ortodokse, revoltohet politika ruse

Një dokumentar i ri me titullin “Mumja” po krijon polemika të forta në Rusi. Filmi, i mbështetur nga Kisha Ortodokse Ruse dhe patriarku Kirill,...

Von der Leyen dhe Trump në “garë me kohën” për të shmangur një përplasje globale

Pas javësh negociatash intensive mes ekipeve teknike dhe politike, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, takohen nesër...

Lajme të tjera

Web TV