Pandeli Majko: Me Sali Berishën gati të vriteshim, por

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Diasporës Pandeli Majko në fjalën e tij gjatë ceremonisë, në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”, së mbajtur në Prishtinë ka rikujtuar momente historike nga periudha e luftës në Kosvë.

Ai ka kujtuar një moment shumë delikat ku është shprehur se me Sali Berishën ishte gati të vriteshin në ’97, por pas masakrës së Reçakut, u mblodhën, i thirrën të gjitha partitë e opozitës dhe fjalia që thanë ishte: Kur serbët na vrasin ne duhet të bashkohemi.

“Ne që kemi qenë në drejtim të institucioneve në atë periudhë të vështirë thjesht kemi bërë detyrën tonë ka pasur ca të tjerë që këtu në Kosovë, pa pasur një lloj detyre, zyrë, apo institucion luftuan për lirinë e kombit shqiptar sepse në thelb liria e Kosovës ishte liria e Shqipërisë, në këtë kontekst ajo çfarë ndodhi në 1999 ishte ajo që rëndom ndodh për cilindo njeri. Çdo kush përkufizohet nga ditët e vështira. Nuk besoj se na përkufizojnë ditë të mira. Kemi bërë vetëm detyrën tonë. Ndaj ndihemi mirë por dhe keq kur na falënderoni, sepse në jemi vllau dhe vllau edhe falënderohet por dhe jo. Tani a të mërzit ndonjëherë vëllai edhe të mërzit.. por si i thoni në Kosovë kur ta sjell vllau shpirtin ne majë te hundës, ah vëllai si shkjau… Por ne për këtë arsye duhet ta durojmë njëri-tjetrin. Të kujtojmë ato ditë të vështira, kur përkufizuam e përcaktuam se kush jemi nga vijmë e mbi të gjitha ku do të shkojmë. Së bashku me Ilirin, edhe shumë të tjerë, mes të cilëve edhe ai që është sot kryeministër i vendit Rama, mblidheshim a ishim aq të bindur, edhe të fortë, ju siguroj që ishim të shqetësuar, të frikësuar se do na kujtohej emri brez pas brezi për të keq, por nuk mund të lë pa thënë atë që tha Presidenti Meta, u mblodhëm të majtë e të djathtë, komunistë, ballistë, legalistë. Me Sali Berishën ishim gati të vriteshim në ’97, por pas masakrës së Reçakut, u mblodhëm, i thirrën të gjitha partitë e opozitës dhe fjalia që thamë ishte: Kur serbët na vrasin ne duhet të bashkohemi. Tanimë në një kohë tjetër, në këto kushte të vetë-përkufizimit tonë, nga momenti i vështirë duhet të shikojmë pak më larg. Unë nuk jam nga ata që fal kollaj, por ja që kam filluar ta bëj. Por duhet ta bëj se duhet të ndryshojmë. Në ’99 e kuptuam se nuk bënim dot pa njëri-tjetrin, e duhet të jemi gjithmonë bashkë”, u shpreh Majko./Fjala.al

Të fundit

Si u shmang nisja e luftës së tretë botërore në Kosovë

Hyrja e befasishme e rusëve në Prishtinë e më pas vendosja e tyre në Aeroportin e Prishtinës ishte një...

Kryeparlamentarja e Bullgarisë mbështet Shqipërinë: Jeni kampionë

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, në një deklaratë të përbashkët për shtyp me Drejtuesen e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, është shprehur...

Dua Lipa shkëlqen në Milano, homazh për ikonën Raffaela Carrà

Dua Lipa mahnit italianët me një koncert spektakolar në Milano. Në një spektakël që zgjati mbi një orë e gjysmë, ajo arriti të përziejë...

Gazetarja goditet me plumb gome gjatë protestës në Los Anxhelos (VIDEO)

Gazetarja australiane Lauren Tomasi u godit nga një plumb gome ndërsa po raportonte mbi një protestë kundër bastisjeve të imigracionit në Los Anxhelos. “Pas orësh...

Mediat e huaja/ Në Berat, ku ëndrra për pushime ideale shndërrohet në realitet

Duke ecur nëpër rrugët e qytetit të vjetër të Beratit të duket sikur je katapultuar pas në kohë, shkruan prestigjiozja ”Vanity Fair”. ”Ky qytet, një...

Lajme të tjera

Web TV