Meta bën paralajmërimin e fortë: Kush prek zgjedhjet e 25 prillit, vrima e vrimës së miut do i duket e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Asnjë të sëmuri mendor apo të marrosuri pas vjedhjes së pushtetit, nuk duhet ti shkojë mendja se Presidenti i vendit mund të frikësohet apo intimidohet dhe të mos përmbushë misionin historik që të jetë Presidenti i 25 prillit”.

Kështu deklaroi Presidenti Ilir Meta në konferencën e përjavshme për mediat, kur tha se ky parlament do të mbetet parlamenti i 1 prillit nëse nuk iu përmbahet marrëveshjeve, ku tha se kushti i parë është respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit, dhe këtu përshëndeti qëndrimin e opozitës për hapjen e listave 100%.

“Mirë keq ju e keni Presidentin dhe të jeni të sigurt edhe sikur të mos kishit Presidentin dhe të kishin mbaruar të gjithë burrat në Shqipëri, jam i sigurtë që gratë e Shqipërisë do ua kalonin edhe grave të Bjellorusisë! Se kur ngrihen gratë e një shteti diktatorial si Bjellorusia, gratë shqiptare do të bëjnë atë që do ju duket shumë e madhe edhe virma vrimës së miut”, u shpreh kreu i shtetit.

Ai shtoi se Presidenti është këtu, nuk fle gjumë dhe se zgjedhjet e 25 prillit janë domosdoshmëri dhe se kushdo që mendon se do e trembë popullin shqiptarë që të fabrikojë shumicë sipas dosjes së Shijakut dhe Dibrës, e sfidoi që ta provojë.

“Presidenti nuk i thotë askujt të mos bëjë eksperimente kur është kokëfortë, por i paralajmëroj se të mos cenojnë fatin e popullit shqiptar se ju them dhe njëherë se vrima e vrimës së miut do ju duket shumë e madhe.

Mazhoranca e ka provuar betejën me presidentin 3-0. Ky është presidenti i 2 marsit. Unë them këtë punë ta zgjedhimin në mënyrë të kulturuar dhe demokratike më 25 prill. Mua këtu më kanë nëse duan të më shkarkojnë. Dhe të shohim kush do e shkarkojë njeri- tjetrit. Presidenti ka respektuar kushtetutën jo grushtin e shtetit”, deklaroi Ilir Meta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Lajme të tjera

Web TV