Rama nga Berati: Uji i pijshëm zgjidhet përfundimisht në vitin 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama vizitoi ditën e sotme qytetin e Beratit nga ku inspektoi punën në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Rama ka thënë se zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm, zotim i bërë në 2013 do të marrë përfundimisht fund në vitin 2021.

“Por për ta kuptuar të gjithë është që nuk fillon një punë kur sheh fadromat. Puna fillon kur fillojnë analizat studimet, projektet dhe të gjitha proceset e tjera dhe për më tepër ne na është dashur një punë e jashtëzakonshme, për të dalë nga gropa e borxheve të mëdha në mandatin e parë”- tha Rama, ndër të tjera.

Pjesë nga diskutimi:

Drejtori: Brenda vitit 2021 kemi finalizuar tashmë projektin me kryetarin dhe fillojmë zbatimin e projektit për furnizimin me ujë 24 orë dhe të zonës së Orizajt, Duhanasit dhe Lapardhasë.

Ervin Demo: Bashkëpunimin  e kemi pasur perfekt. Gjithë këto kodrat që shikoni matan do të kenë furnizim me ujë që nuk e kanë pasur asnjëherë.

Rama: Ky është zotimi i marrë në 2013 për të zgjidhur përfundimisht problemin me ujë të pijshëm. Ajo që është themelore për ta kuptuar ata që nuk duan ta kuptojnë, megjithëse ata që s’duan ta kuptojnë nuk kanë për ta kuptuar ndonjëherë. Por për ta kuptuar të gjithë është që nuk fillon një punë kur sheh fadromat. Puna fillon kur fillojnë analizat studimet, projektet dhe të gjitha proceset e tjera dhe për më tepër ne na është dashur një punë e jashtëzakonshme, për të dalë nga gropa e borxheve të mëdha në fazën e parë dhe sot jemi këtu për ti thënë me plotë gojën atyre që jetojnë në zonat urbane të vendit nga Malësia e Madhe deri poshtë në Sarandë e Konispol, që çështja e ujit të pijshëm 24 orë është një çështje e zgjidhur në 2021.

Lexo edhe :  Taksa vjetore për mjetet, pagesa brenda afatit shmang pagesën e dy viteve njëherazi

Tani pse kaq e aq kohë, kusuret e dekadave të tëra… sepse këtu ishte një ujësjellës i viteve ’60 ku nuk ishte investuar për 50 vite. Këto pastaj janë kusure të tjerëve para nesh, Ne përgjigjemi për kusuret tona, na dalin dhe na teprojnë, po kusuret e të tjerëve nuk kemi çfarë t’i bëjmë.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Të huajt që punojnë në Shqipëri! Preferojnë bizneset në Tiranë

Boshllëkun e krijuar nga mungesa e punonjësve vendas, bizneset po mundohen ta mbushin me të huaj, por shifrat tregojnë...

Sideremia, vlerat normale të hekurit, mungesa dhe simptomat

Hekuri është një mineral që i duhet organizmit tonë për të funksionuar si duhet: -Një ndërtues themelor për hemoglobinën, një proteinë që transporton oksigjenin nga...

Revolucioni i Sirisë varet në balancë. Perëndimi duhet të heqë sanksionet tani

Simon Tisdall   Planet e Pentagonit të pazbuluara më parë për tërheqjen e 2,000 trupave amerikane nga Siria lindore morën vëmendje të pakët javën e kaluar,...

10 Shkurt 1962/ Amerikanët dhe sovjetikët, si i shkëmbyen spiunët mbi një urë gjermane

Nga Leonard Veizi   Historia e shkëmbimit të robërve të luftës, ka qenë një histori e përhershme. Por dhe historia e shkëmbimit të robërve në kohë...

Gjermani: Qindra mijëra vetë kundër ekstremizmit të djathtë

Lindita Arapi   Në shumë qytete në Gjermani u zhvilluan mitingje kundër ekstremizmit të djathtë dhe kundër bashkëpunimit me AfD të shtunën (08.02.). Në Mynih demonstrata...

Lajme të tjera

Web TV