Avioni me të cilin po udhëtonte Mike Pence për në Uashington pas një fushate është përplasur me një zog të madh në fluturim gjatë momentit të ngritjes së tij nga aeroporti i Gilford.
Në video duket qartë që përplasja ka qënë aq e fortë sa nga motori i avionit dalin shkëndija.
Ngjarja ka ndodhur të martën në momentin e nisjes së Mike Pence me avionin “Air Force Two’s” incident i cili ka detyruar pilotin të kthehet sërish në pistë pak minuta më vonë.
Një zyrtar i lartë i administratës ka komunikuar se nënkryetari dhe ekuipazhi i tij nuk ishin në rrezik.
Pence iu drejtua sërish Uashingtonit me një avion ushtarak. /Ra.My.Fjala.al/