Elbasan/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 44-vjeçari me katër emra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Elbasan. Burimet zyrtare bëjnë me dije se 44-vjeçari ishte dënuar 10 vite më parë në Itali nga Gjykata e Torinos me 6.8 vite burg për trafik droge dhe organizatë kriminale.

Ai përdorte 4 emra, një prej të cilëve polak, Jorgo Wojtaszcyk, dhe 3 të tjerë shqiptar, Gramoz Zeneli, Jorgo Zeneli dhe Jan Zeneli. Tashmë ai do të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin e dhënë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar. Gjatë operacionit kapet një tjetër person në kërkim ndërkombëtar, i dënuar 6 vjet e 8 muaj burg.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Në vijim të punën për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e DVP Elbasan është bërë lokalizimi i vendodhjes , kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi në Itali, i shtetasit shqiptar:

Jorgo Wojtaszcyk alias Gramoz Zeneli alias Jorgo Zeneli alias Jan Zeneli, 44 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më datë 14.09.2020, pasi Gjykata e Apelit Torinos, Itali, në vitin 2010, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Trump dhe nëndetëset bërthamore: “Mesazhi për Putinin”?

Kur SHBA-të lëvizin nëndetëse bërthamore, zakonisht është sekret. Pas kërcënimeve nga Rusia, Donald Trump tani po e bën këtë...

U kafshua nga qeni i familjes, i mituri përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spoleto, në provincën e Perugias në Itali, ku një fëmijë i vogël, pak më shumë se një...

Rama publikon pamje/ Rruga e re që lidh Beratin me jugun e Shqipërisë po asfaltohet

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga përgatitjet për asfaltimin e rrugës lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut. Projekti synon të lehtësojë lëvizjen, të...

Revoltë në burgun italian, plagosen 6 roje

Gjashtë agjentë të policisë penitenciare në burgun e Porto Azzurro, në ishullin Elba, janë dërguar në urgjencën e spitalit të Portoferraios të intoksikuar nga...

Shqipëria në provë! Ekspertët paralajmërojnë: Turizmin nuk mund ta bëjë kushdo

Pavarësisht rritjes së lehtë që ka shënuar turizmi në Shqipëri këtë vit, sektori përballet ende me sfida të mëdha që lidhen me menaxhimin, cilësinë...

Lajme të tjera

Web TV