Të shtënat me armë në Elbasan/ Policia zbardh ngjarjen: 71-vjeçari konflikt me gruan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Elbasanit del me informacion zyrtar lidhur me të shtënat me armë të ndodhura mesditën e sotme ndaj uniformave blu.

Bëhet me dije se rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan shtetasja F. Zhidru, ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallashnikov në drejtim të forcave të policisë.

Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të policisë.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy persona, Ledio Saraçi, 22 vjeç dhe Adenauer Kondraxhi, 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Policisë.

Në ndihmë të policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.

I dyshuari Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë.

Banesa nga e cila po qëllon i moshuari është e rrethuar dhe policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Stërvitja ‘Defender 2025’ zbarkon në Bizë, FA demonstron forcën me FSK-në

Stërvitja shumëkombëshe e udhëhequr nga SHBA, “Defender Europe 2025”, 2 ditë nga fundi në fazën e saj “Immediate Response”,...

“Më shumë se një ndeshje futbolli”/ Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

“The Guardian” i ka kushtuar një artikull special ndeshjes kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë. Nga ndeshja e Beogradit,  deri tek pajisjet anti-dron në...

Ndihmësi i Trump sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Në fillimin e presidencës së dytë Trump, një nga ndihmësit e ngushtë të tij, Steve Bannon, qe shprehur për Corriere della Sera se “Elon...

Jep dorëheqjen shefi i Komisariatit të Himarës, Neritan Buzi

Shefi i komisariatit të Himarës, Neritan Buzi ka dhënë dorëheqjen. Nuk dihen ende arsyet se pse Buzi dha dorëheqjen nga drejtimi i komisariatit të Himarës. Neritan...

Turisti gjerman rrëzohet në alpet e Valbonës, Policia i vjen në ndihmë

Rreth orës 13:15, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se në vendin quajtur “Maja e Rosit”, Valbonë, një shtetas gjerman...

Lajme të tjera

Web TV