Përfshihet nga flakët një banesë në qytetin e Durrësit.
Burime nga policia bëjnë me dije se zjarri ka rënë në banesën e shtetases Dh. H., ku janë regjistruar dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 09:35, në lagjen nr.17, Durrës dhe raportohet vetëm për dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al