Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

“Sëmundja e të pasurve”, mjekja patologe: Si të trajtoni gutën, artritin që prek meshkujt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ina Allkanjari

Guta është një sëmundje reumatizmale e cila prek më së shumti meshkujt. Ky lloj artriti është quajtur ndryshe dhe “sëmundja e mbretërve ose e të pasurve”.Në një intervistë për gazetën “Fjala”, mjekja patologe, Vlera Lekaj, na tregon simptomat kryesore të kësaj sëmundjeje, fazat nëpër të cilat kalon, si dhe faktorët e riskut që e agravojnë më tej sëmundjen.

Sëmundjet reumatizmale të cilat prekin kryesisht moshat e rritura, janë ndër shqetësimet më të shpeshta të shëndetit në mbarë botën. Trajtimi i hershëm i simptomave reumatizmale luan një rol të rëndësishëm në kontrollimin dhe shmangien e dhimbjeve të gjymtyrëve, por edhe të deformimit të kockave. Shpesh ndodh që simptomat e këtyre kompikacioneve fatmirësisht bëhen të dukshme që në stadet më të hershme.

Një ndër sëmundjet reumatike është artriti urik, që shkaktohet nga çrregullimi i metabolizmit të acidit urik. Ka raste kur veshka nuk e filtron acidin urik aq shpejt sa duhet, ose trupi e prodhon më tepër seç nevojitet dhe me kalimin e kohës kjo çon në formimin e kristaleve urate, të cilat kanë tendencën të grumbullohen nëpër artikulacione. Në këtë moment fillojnë të shfaqen simptomat e para të sëmundjes së fshehtë të artikulacioneve, e njohur ndryshe si guta. Guta është artriti më i shpeshtë që shfaqet te meshkujt.

Ky lloj artriti është quajtur ndryshe dhe “sëmundja e mbretërve ose e të pasurve”. Dieta e pasur ushqimore me mish të kuq dhe alkool, të cilat i përdorte kohë më parë vetëm kjo shtresë e shoqërisë, është edhe arsyeja pse mori këtë emër. Në një intervistë për gazetën “Fjala”, mjekja patologe, Vlera Lekaj, na tregon simptomat kryesore të kësaj sëmundjeje, fazat nëpër të cilat kalon, si dhe faktorët e riskut që e agravojnë më tej sëmundjen.

Mjekja shpjegon se guta është një nga shfaqjet më të shpeshta të artritit reumatoid, e cila shkaktohet nga grumbullimi i kristaleve të acidit urik në nivel të artikulacioneve. “Acidi urik është një produkt natyror, i cili prodhohet gjatë shpërbërjes së molekulës biokimike të purinës, e cila gjendet në ushqime të tilla, si mishi dhe frutat e detit. Normalisht acidi urik filtrohet nëpërmjet veshkës dhe nuk përbën ndonjë problem.

Megjithatë, ndodh që veshka të mos e filtrojë acidin urik aq shpejt sa duhet, ose trupi e prodhon më tepër se ç’duhet”, shprehet mjekja patologe, teksa thekson se me kalimin e kohës kjo çon në formimin e kristaleve urate, të cilat kanë tendencën të grumbullohen nëpër artikulacione. Më tej mjekja shpjegon se më shpesh te pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje, preket gishti i madh i këmbës por, nuk përjashtohen rastet kur sëmundja fillon me dhimbje të gjurit, kaviljes apo bërrylit.

Ndërsa thekson se pacienti ka dhimbje me intensitet të lartë, ënjtje të artikulacionit, skuqje, nxehtësi, si dhe ndjeshmëri të shtuar rreth artikulacionit.

Çfarë është guta dhe nga se shkaktohet?

Termi guta vjen nga fjala latine “gutta” që do të thotë pikë (ose lëng) dhe i referohet nocionit të Hipokratit “humors”, një material që shkakton sëmundjet që rrjedhin nga gjaku në artikulacione. Ka mbi 100 lloje artitesh, guta është një ndër to dhe prek një pacient ndër 20 nga të prekurit me artrit.

Guta është një nga shfaqjet më të shpeshta të artritit reumatoid, e cila shkaktohet nga grumbullimi i kristaleve të acidit urik në nivel të artikulacioneve. Acidi urik është një produkt natyror, i cili prodhohet gjatë shpërbërjes së molekulës biokimike të purinës, e cila gjendet në ushqime të tilla, si mishi dhe frutat e detit. Acidi urik shtohet në trupin tonë kur konsumojmë ushqime të pasura me purina, si mishi i kuq, birra, frutat e detit, pijet e ëmbëlsuara artificialisht.

Kur shtohet prodhimi i acidit urik në trupin e njeriut, ose kur nuk eliminohet nga veshkat,ai grumbullohet. Normalisht acidi urik filtrohet nëpërmjet veshkës dhe nuk përbën ndonjë problem, megjithatë, ndodh që veshka të mos e filtrojë acidin urik aq shpejt sa duhet, ose trupi e prodhon më tepër se ç’duhet. Me kalimin e kohës, kjo çon në formimin e kristaleve urate, të cilat kanë tendencën të grumbullohen nëpër artikulacione.

Cilat janë shfaqet klinike të gutës?
Guta mund të paraqitet klinikisht në disa forma, por ka raste kur pacientët e prekur nga kjo sëmundje fillimisht nuk kanë asnjë shqetësim, por sa më shumë kristale të grumbullohen, proces që mund të zgjasë me vite, fillojnë të ndiejnë shqetësime. Në momentin që këto kristale grumbullohen në artikulacione shkaktojnë një reaksion inflamator, me dhimbje të forta, skuqje dhe ënjtje të artikulacionit.

Lexo edhe :  Policia shoferëve: Mos bëni parakalime të gabuara, mos përdorni celularët

Më i prekur është gishti i madh i këmbës, i njohur anatomikisht si artikulacioni metatarsofalangeal. Rreth 50% e rasteve kanë të prekur këtë artikulacion, duke zhvilluar kështu sëmundjen, e cila njihet dhe si guta apo podagër. Mund të ndodhë që krizat e dhimbjeve të fillojnë në orën 2 deri në 4 të mëngjesit. Kjo si pasojë e temperaturës më të ulët të trupit gjatë natës, që favorizon perceptimin e kristaleve të acidit urik. Klinikisht ka këtë shfaqje te pacienti me dhimbje me intensitet të lartë, ënjtje të artikulacionit, skuqje, nxehtësi, si dhe ndjeshmëri të shtuar rreth artikulacionit.

Cilat janë simptomat kryesore të sëmundjes?

Shenja më tipike është fillimi i papritur i dhimbjeve, përgjithësisht në gishtin e madh të këmbës, por gjithashtu mund të jetë pjesa dorsale e këmbës, gjunjët, këmbët, bërrylat, gishtat e dorës. Simptomat e gutës zakonisht fillojnë papritur dhe zhvillohen shpejt për disa orë, veçanërisht gjatë natës.

Gjithashtu, pacientët mund të kenë dhe temperaturë me ethe. Simptomat zgjasin nga 5 në 10 ditë. Artikulacione të tjera mund të përfshijnë dhe gjymtyrët e sipërme, kyçin e dorës dhe bërrylat. Artikulacioni i prekur nga kjo sëmundje duket i ënjtur, i skuqur, i nxehtë. Lëkura e zonës është e tendosur, me shkëlqim dhe me ngjyrë vjollcë të purpurt.

Çfarë ndodh, nëse sëmundja e gutës agravon?

Faza simptomatike e gutës ndodh kur pacientët shfaqen me vendosje të simptomave. Shfaqjet e para mund të nisin në një artikulacion, por më pas mund të ketë dhe zhvillim në artikulacione të tjera, ose prekje në të njëjtën kohë të disa artikulacioneve. Faza e heshtur është periudha midis shfaqjeve të para të gutës dhe periudhës në të cilën sëmundja qëndron e heshtur pa simptoma.

Mbi 60% e pacientëve mund të kenë ripërtëritje të atakut gutoz në një vit. Me kalimin e kohës, edhe probabiliteti i një ataku gutoz rritet. Faza e vjetër është kur pacientët, të cilët vuajnë nga episode të përsëritura të gutës, ose që kanë nivele të larta të acidit urik ndër vite, shpesh formojnë masa të njohura si tophi, të cilat dëmtojnë kockën. Nuk janë formacione të dhimbshme tophi, por mund të inflamohen herë pas here dhe të japin shqetësime.

 Cilët janë personat më të riskuar nga kjo sëmundje?

Sëmundjet kronike, si diabeti, hipertensioni, sëmundjet e veshkave, osteoartritet dhe yndyrnat e larta në gjak (dislipidemia) e rrisin rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundjeje. Edhe ushqimet me përbërje të lartë të purinës, si mishi i kuq, prodhimet e detit, alkooli, veçanërisht birra, e rrisin mundësinë për t’u prekur nga guta.

Në 20% të rasteve pacientët e prekur kanë pasur histori familjare për këtë sëmundje. Edhe personat me mbipeshë janë më të predispozuar të kenë shfaqje me probleme të gutës. Disa lloje mjekimesh që mund të marrin pacientët e rritin nivelin e acidit urik e si pasojë edhe mundësinë për të zhvilluar gutën. Bëhet fjalë për medikamente të tilla, si diuretikët, betabllokuesit, aspirina dhe antiyndyrorët. Rastet me guta të paraqitura te mjeku i familjes mund t’i ndajmë në dy grupe.

Në grupin e parë përfshihen pacientët që nuk kanë një sëmundje shoqëruese që paraprin gutën. Në grupin e dytë kemi pacientët me guta të shfaqur në terren të insuficiencës renale kronike. Përqindjet janë 50 me 50 të dy grupeve, ku grupi i parë regjistron parametra të tillë, si acidin urik deri në 5,8 mg/dl, nën mjekim të rregullt. Ndërsa grupi i dytë, në të cilin pacientët kanë sëmundje shoqëruese, si insuficienca renale, vlerat e acidit urik variojnë rreth 8 mg/dl, nën mjekim të rregullt.

Si bëhet trajtimi i sëmundjes?

Trajtimi i gutës është një trajtim afatgjatë, i cili ndihmon në lehtësimin e simptomave të saj nëpërmjet reduktimit të vlerave të acidit urik. Sigurisht, në një sëmundje shoqëruese, siç është insuficienca e veshkave, në të cilën veshka pëson një dëmtim të rëndë, është më e vështirë të kemi një ulje të vlerave të acidit urik.

Së fundi, për sa i përket dietës ushqimore, tek të prekurit nga guta duhet të keni kujdes të evitoni ushqime të pasura në yndyrna, si mishi i kuq apo frutat e detit, sheqeri dhe alkooli. Ndërsa këshilloheni të ushqeheni me perime, fruta, vezë, kos, djathë, si dhe shumë vitaminë C dhe shumë ujë. Gjithashtu, të sëmurëve u këshillohet të ruajnë peshën optimale trupore, të bëjnë aktivitet fizik, të modifikojnë dietën e përditshme, të reduktojnë marrjen e sasive të alkoolit./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

“Opozita e paqartë, pa strategji”, gazetari reagon ashpër: Meta dhe Berisha në panik

Veprime normale të njerëzve që ndihen në faj dhe duan që të mbrohen, sepse do të përfundojnë në burg’. Kështu...

Javë me “përmbysje” të papritura, Meri Shehu lajmëron shenjat për lëkundjet e Nëntorit

Nëntori duket se do të vazhdojë të krijojë luhatje për shenjat e zodiakut. Sipas astrologes së njohur Meri Shehu, e ftuar në studion e...

Përveç Bitcoin, një tjetër kriptovalutë rritet pas zgjedhjeve në SHBA

Bitcoin të dielën arriti një rekord të ri mbi 80,000 dollarë. Industria e kriptove beson se fitorja e Trumpit është një shenjë e mirë...

Pse duhet t’i riktheheni pasionit të vjetër të paktën një herë në jetë

A keni një pasion të vjetër që dikur e adhuronit, por që tani ka mbetur si kujtim në sfondin e jetës? Ndoshta dikur luanit...

Gatuaje gjellën te WC e banjës! Tmerri i kohës së Enver Hoxhës!

''Ftesë në 5” programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e...

Lajme të tjera

Web TV