“Marrëveshja për Asociacionin të jetë në harmoni me të drejtën kosovare”, ultimatumi i Gjermanisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha të hënën (28.09.2020) në Berlin, se në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, që po zhvillohet nën drejtimin e BE duhet të shqyrtohen të gjitha çështjet ende të hapura: „Është shumë e rëndësishme që të dyja palët të punojnë drejt arritjes së kompromisit, pavarësisht nga këndvështrimet e tyre natyrshëm të ndryshme”, tha Seibert.

“Qëllimi është një marrëveshje me të vërtetë gjithëpërfshirëse dhe e detyrueshme ligjërisht për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës”. E për të arritur një marrëveshje të tillë, Beogradi dhe Prishtina duhet të shqyrtojnë të gjitha çështjet e hapura,” tha Seibert në konferencën e shtypit në Berlin, duke iu përgjigjur një pyetjeje të DW.

I pyetur mbi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, Seibert kujtoi dy marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut teknik, në prill 2013 dhe gusht 2015. „Për tiparet dhe më pas edhe kompetencat e sakta, duhet rënë dakord saktësisht mbi këtë bazë, dhe ato duhet të jenë në harmoni me të drejtën kosovare”, tha Seibert dhe shtoi: „Kompetencat e Asociacionit janë përshkruar mjaft qartë në këto marrëveshje dhe ato përfshijnë, për shembull: arsimin, shëndetësinë, zhvillimin ekonomik etj.”

Çështje e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është kthyer në “mollë sherri” mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit Avdullah Hoti. Thaçi është i mendimit se kjo temë nuk ka përse të trajtohet në dialogun politik që po zhvillohet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas qarqeve diplomatike nga Berlini, çështja e Asociacionit ishte shkaku se përse nuk u zhvillua takimi i radhës Hoti-Vucic, i paraparë për këtë fillim jave në Bruksel.

Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është paraparë me një marrëveshje në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel në vitin 2013. Më vonë në vitin 2015, Kosova dhe Serbia nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni, që fliste për kompetenca ekzekutive. Krahas arsimit, shëndetësisë dhe zhvillimit ekonomik, serbëve u jepej edhe kompetenca e planifikimit urban dhe rural.

Lexo edhe :  Pas 50 vjetësh, a nuk mund ta mbyllim kultin e Margaret Thatcher

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës në interpretimin e kësaj marrëveshje gjeti që parimet për Asociacionin nuk janë në përputhje me Kushtetutën. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se parimet mund të harmonizohen me akte ligjore të Qeverisë së Kosovës.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Huatë e këqija vijojnë rënien/ Kreditë me probleme në nivelin më të ulët të një dekade

Qytetarët shqiptarë por edhe bizneset kanë paguar në kohë këstet e kredive duke ndikuar në përmirësimin e mëtejshëm të...

Nuk ekzekutohet masa arrest shtëpie për Ajola Xoxën, ndodhet jashtë shtetit

Me vendim të GJKKO, ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt është caktuar masa arrest shtëpie. Por, burime bëjnë me dije se masa ndaj saj nuk...

Shqipëria, lider për energjinë e rinovueshme

Shqipëria ka prodhuar me shume energji te gjelbër sesa ka konsumuar.Eurostat ka publikuar një raport ku i referohet të dhënave të vitit 2023 ku...

Dy vite pas ndarjes, Kim Kardashian “ribashkohet” me Pete Davidson

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga ndarja e tyre . Ish-çifti do të ribashkohet në një...

Arrestimi i Erion Veliajt, Rama anulon takimet në Shkodër

Vetëm pak minuta pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kryeministri Edi Rama ka anuluar të...

Lajme të tjera

Web TV