Nëse PD fiton zgjedhjet Lulzim Basha do jetë kryeministri i 34-ët në historinë e Shtetit shqiptar. Por çfarë lloj kryeminstri do jetë Lulzim Basha. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli, bëri parashikimin për mënyrën se si do të funksionojë kryeatri i PD në krye të qeverisë.
“Lulzim Basha është modeli i të vërtetës, asaj të vërtete modeste por të vërtetë. Zoti Basha do të jetë kryeministër me integritet, do jetë kryeministri që do të çlirojë energjitë e shqiptarëve. Detyra numër një që ka është të çlirojë energjitë e shqiptarëve dhe të kthejë shpresën e shqiptarëve.
Lulzim Basha nuk do të jetë një kryeministër që personalizon të gjithë jetë publike sic bën Rama. Basha nuk do të jetë një kryeministër që merret dhe me ngjyrën e pllakave që shtrohen nëpër trotuare lart e poshtë, por do të jetë një kryeministër që do të bëjë ligje.
Basha do i krijojë hapësirë çdo shqiptari për të bërë sipërmarrje të lirë, për të mbështëtur iniciativën e ndokujt në biznes apo në jetën profesionale, për të nxitur pasurimin e shqiptarëve. Premtimi i tij i fundit ka qenë forcimi i shytresës së mesme. Nëse sot ka 20 mijë persona që marrin mbi 1 milionë a ka mundësi që në fund të mandatit të jenë 100 mijë sepse këta janë gjaku që rrjeëdh në ekonominë shqiptare.
Në qeverisjen e Ramës kemi parë urrejtjen e tij ndaj çdo profesionisti. Rama kërkon të vrasë shtresën e mesme, pikërisht këtë shtresë kërkon t’i mbajë të mbyllur. Sikur vetëm këta të çlirojë LulzimBasha ia ka arritur një suksesi të madh”, tha Fatbardh Kadilli./Jo.Be/Fjala.al