Edi Rama dhe Lulzim Basha janë dy liderët e brezit të dytë të politikanëve në Shqipërinë e tranzicionit. Pas largimit nga drejtimi i partive respektive PS dhe PD të Fatos Nnaos dhe Sali Berishës, janë zvëndësuar nga Edi Rama dhe Lulzim Basha. Po ku dallohen Rama dhe Basha. Përgjigjen e kësaj pyetjeje e dha Fatbardh Kadilli në emsionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU.
“Tek Lulzim Basha u shoh në mënyrë shumë të ndershme hapësirën e njerëzve për të qenë të përgjegjshëm, aktiv dhe me iniciativë në jetën e tyre personale. Lulzim Basha është çliruesi ndërkohë që Edi Rama është penguesi. Basha është çliruesi i mundësive dhe energjive. Basha nuk çliron individualisht, çliron mekanizmi I pushtetit të tij. Kryeministri nuk çliron individualisht, as nuk bën nuska. Si? I pari ti do të kesh taksë më të vogël dhe do të kesh ardhura në xhep që i konsumon më tepër dhe nga kjo do të përfitojë shoqëria.
Edi Rama ka burgosur shtresën e mesme, që është ajo shtresë e shoqërisë që mendon me lirinë e vet, që nuk ia ka nevojën shtetit. Rama i ka burgosur kësaj shtrese çdo mundësi lirie.
Para një viti e gjysëm tentoi ti vinte një taksë të rëndë biznesit të vogël që sot mburret që ia ka hequr. Për këtë gjë Rama ka marrë propozimin tonë. Mekanizmat e çlirimit nuk mund të kopjohen. Burgosës është deri tek shijet e arkitekteve, tek urbanistike.
Shikoni çfarë Rama i bën partisë socialiste, burgosje të PS, është burgosje politike.
Basha nuk ka përjashtuar njeri. Rama e ka keqpërdorur atë pushtet që kishte. I ka imponuar shqiptarëvë ministra që nuk ia njeh njeri-fytyrën. Të hyjë këtu një nga ato minister nuk i njeh njeri. Jo se duhet ta njohim si fytyrë por duhet ta njohim politikisht, bëhet ministre kur nuk e di që ekziston si qenie njerëzore.
Po të marrësh rastin e Jozefina Topallit, ajo u zëvëndësua nga Romeo Gurakuqi, atë pëlqen Jozefina apo Romeo kjo është subjektive. Jozefinën nuk e kishim përjashtuar”, u shpreh Kadilli./Jo.Be/Fjala.al