Kadilli shpjegon deklaratën që kandidatët duhet të përmbajnë veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një debat ditët e fundit për një kod që kanë firmosur kandidatët për deputetë në Partinë Demokratike. Një pikë e këtij kodi të firmosur prej tyre është se ata nuk duhet të bëjnë kritika ndaj lidershipit të PD nëse humbasin. Gjatë emsionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Kadilli shpjegoi që këtë kod e kanë marrë nga Gjermania për partitë e djathta që funksionojnë atje dhe nuk është shpikje shqiptare.

Është një kod etik. E dini që këtë kod e ka partia e Merkelit dhe ne e kemi marrë “mot a mot” nga ata. Kam qenë vetë propozuesi i kësaj.

Ta zëmë se unë e firmosa, humba dhe shava kundërshtarin apo kolegun por kjo nuk do të thotë që do shkoj në burg për këtë. Nuk do të ketë asnjë pasojë. Kjo do të thotë që ti nuk respekton rregullat e ekipit duhet të dallojmë nëse jemi ekip apo jemi individë. Nëse është kështu secili të dalë për vete.

Loja e ekipit do dhe ca rregulla. Demokracia nuk do të thotë papërgjegjësi. Partia Demokratike nuk i thotë qepe gojën, por i thotë mbaje gojën, është ndryshe. Po deshe të mos e mbash dil përjashtë. Çfarë i bie ta bëjmë PD, han pa porta. Një ekip duhet të ketë disiplinën e vet”, tha Kadilli./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Arrestimi i Veliajt/ Rama mbërrin në Kryeministri, mbledh me urgjencë grupin parlamentar

Më pak se një orë pasi njoftoi anulimin e të gjitha takimeve me strukturat në Shkodër dhe u nis...

Bashkimi Europian përshëndet zgjedhjet në Kosovë: Procesi, i qetë dhe i rregullt!

Bashkimi Europian e përshëndeti mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë në një atmosferë të qetë, ndërsa procesi duket ka qenë përgjithësisht i rregullt, me qytetarët...

Arrestohet Erion Veliaj/ SPAK: Akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale...

Përndiqte të miturën/ Arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Një 23-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës. Mësohet se ai ka përndjekur një 14-vjeçare. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime...

Jep dorëheqje presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, njoftoi se po jepte dorëheqje nga ky post. Ky njoftim vjen teksa opozita rumune po bënte një përpjekje për...

Lajme të tjera

Web TV