Edi Rama : Shumica që vendos dhe vulos është shumica kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rama tha se maxhoranca donte bonusin e partisë së parë por as nuk e kërkoi dhe as nuk e mori.

Sipas tij, procesi nuk mund të mbahet peng dhe ndaj nesër do të votohen kodi i ri elektoral. “Shumica që vendos dhe vulos është shumica kushtetuese në fund të ditës”, nënvizoi Rama.

“Në këtë proces kemi qenë shërbëtor të përulur të të tjerëve. E them me plot gojën. Kemi bërë atë që se ka bërë asnjë parti e madhe, as PD e as PS në gjithë këto vite, duke qenë shërbëtorë të një procesi ku përveç opozitës brenda parlamentit kemi shërbyer edhe për një opozitë tjetër jashtë parlamentit.

Të gjithë kanë marrë më shumë, shumë më shumë se sa ne nga ky proces në sensin e asaj që kanë dashur. Ne nuk kemi marrë çfarë kemi dashur nga ky proces dhe nuk ka në ligjin e ri elektoral asgjë që është aty sepse duam ne.

Ka aty gjëra që janë sepse kështu e do opozita jashtë parlamentit apo brenda parlamentit, por je se duam ne. Ka një moment për t’i dhënë fund diskutimeve, aq më tepër që dy palët tërheqin nga vetja.

Kjo s’mund të ndodhë. Nuk mund t’i akomodojmë të dyja palët. Njëra palë do komisionin zgjedhor politik, tjetra palë jo politik. Dhe ne jopolitik i donim por i shërbyem opozitës jashtëparlamentare dhe i thamë dakord.

Njëra palë do t’i hapë listat sipas idesë së vet dhe pala tjetër do të mbajë koalicionet sipas idesë së vetë. Këto nuk mund të pajtohen të gjitha bashkë. Dhe ne që mund të kishim ushtruar patjetër peshën tonë, dakord ne duam bonusin për partinë e parë.

Lexo edhe :  A ka heqje ‘non grate’ për Berishën? Paro Laçi: Nuk i hiqet, ai nuk vjen kurrë në pushtet

Dmth garanton stabilitetin e qeverisjes duke pasur të drejtën e të parit, kështu që ne nuk e kërkuam dhe nuk e morëm. Nesër në parlament do votohet. Do ishte mrekulli që 100% e partive të ishin dakord 100% por nuk ndodh.

Në Greqi kryeministri Cipras përdori shumicën e vet për të ndryshuar kushtetutën në mënyrë të njëanshme. Një ligj elektoral e ndryshoi kryeministri tjetër po me shumicë qeverisëse. Shumica që vendos dhe vulos është shumica kushtetuese në fund të ditës.

Të tjerat nuk kanë më asnjë vlerë. Mbaj peng procesin me muaj e vite, me idenë që po nuk votova unë nuk kalon, nuk funksionon. Në jetë vetëm kalamajtë e vegjël nuk mbajnë përgjegjësi dhe nuk marrin kostot për veprimet e tyre.

Të gjithë që janë në moshën e pjekurisë marrin përgjegjësi për veprimet e tyre”, deklaroi Rama.

Të fundit

Makina më e gjatë në botë, AKOMODON 75 persona dhe madje ka PISHINË brenda…

E ndërtuar nga gjashtë limuzina Cadillac El Dorado të vitit 1976, The American Dream është mbi 30 metra i...

Princi Carl Philip i Suedisë bëhet baba për herë të katërt

Princesha Sofia e Suedisë  ka mirëpritur fëmijën e saj të katërt me Princin Carl Philip. Çifti që ende nuk e kanë bërë të ditur emrin e vogëlushes, kanë tre...

Zgjedhjet 2025/ Celibashi kritika bashkive: Merrni masa për zbatimin e afateve

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka shpërndarë një mesazh për bashkitë e vendit në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Njoftim Për...

Stuhi sizmike në Egje/ Shkencëtarët tremben për më të keqen në Santorini

Tërmeti më i fundit i fuqishëm që shkundi Santorinin u regjistrua mbrëmjen e djeshme (9 Shkurt), me një forcë prej 5 ballësh, i cili...

Pas numërimit të 90% të votave, ja si ndahen mandatet e deputetëve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka numëruar 90.13% e votave. Më konkretisht Lëvizja Vetëvendosje prin me 41% të votave, PDK e dyta me...

Lajme të tjera

Web TV