Është ndarë nga jeta në moshën 72 vjeçare, mjeku i njohur i Skraparit dr.Esat Pashaj.
Doktor Esati, siç thërritej ngaherë nga kolegët dhe banorët e qytetit, nuk mundi dot të mposhte një sëmundje, prej së cilës ndodhej i shtruar në terapi intesive në një spital shtetëror në Tiranë prej 9 ditësh.
I prekur nga coronavirus në një stad të avancuar, mjeku nuk mundi dot t’ja dilte sfide ku orëve të para të së hënës 6 tetor 2020 ndërroi fatkeqësisht jetë.
Dr.Esat Pashaj lindi në Skrapar në 16.05.1948. Ai mbaroi studimet e larta në mjekësi dhe punoi në Spitalin Bashkiak Skrapar, ku mbante edhe detyrën e nëndrejtorit të këtij spitali. Mjeku i nderuar ishte anëtar i Këshillit Bashkiak Skrapar.
“Fjala.al” shpreh ngushëllimet e rastit familjarëve, miqve e kolegëve të doktorit të mirë e të urtë që do të mbes mes kujtimesh ngaherë, mes nesh!/Bl.Ba/Fjala.al