Shënohen 4 viktima dhe 144 raste të reja me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë gjatë deklaratës për mediat bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 4 viktima si dhe 144 raste të reja.

NJOFTIMI I MSH

Gjatë javës së 40 të pandemisë, javës që lamë pas, epidemia është paraqitur me nje trend të lehtë të pozitivitetit krahasuar me javën e 39 me një mesatare ditore prej 145,5 raste. Ndërsa incidenca javore është 35.6 raste/ 1 milion banorë.

Të gjitha strukturat e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe strukturat lëvizëse për gjurmimin epidemiologjik janë në terren për evidentimin e rasteve në kohë dhe për detektimin e vatrave epidemiologjike familjare apo të strukturave të tjera publike ose jo publike.

Ju informojmë mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 912 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 144 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.

Janë shëruar 150 qytetarë duke e çuar në 8825 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki :
72 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 8 në Lushnje, 7 në Fier, nga 6 raste në Korçë, Vlorë, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Kavajë, Divjakë, nga 3 raste në Pogradec, Prrenjas, nga 2 raste në Krujë, Tropojë, Berat, Belsh, nga 1 rast në Kurbin, Has, Bulqizë, Gramsh, Patos.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, mjeku 72 vjeçar nga Skrapari, një 62 vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 78 vjeçar dhe një 79 vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Lexo edhe :  Presidenti Begaj në Ohër: Faktori shqiptar në RMV, urë lidhëse

Ministria e Shëndetësisë ju kujton të kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (5 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 144
Të shëruar ne 24 orë 150
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 912

Testime totale 93021
Raste pozitive 14,410
Raste të shëruara 8,825
Raste Aktive 5,185
Humbje jete 400

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2695
Durrës 555
Shkodër 398
Lezhë 262
Korçë 242
Elbasan 236
Fier 225
Vlorë 184
Kukës 132
Berat 114
Dibër 80
Gjirokastër 62

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV