“Mos kini frikë nga virusi”/ Trump: Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur rreth gjendjes së tij shëndetësore pasi u prek me Covid-19 disa ditë më parë. Kreu i SHBA u shpreh se ndihet shumë më mirë dhe do të lërë spitalin pasi kaloi fundjavën atje.

“Ndihem vërtet mirë!” shkroi Trump në Twitter të hënën pasdite, pak para se të niste një konferencë shtypi nga mjekët ku do të informohej mbi gjendjen shendetesore te presidentit dhe kohën e saktë që ai do të largohej nga spitali.

“Mos kini frikë nga Covid. Mos lejoni që ai të dominojë jetën tuaj”, shtoi Trump, duke vlerësuar “medikamentet dhe njohuritë e shumta ” të zhvilluara nën administrimin e tij.

“Ndihem më mirë sesa 20 vjet më parë!” shkruan presidenti 74-vjeçar.

Trump dhe gruaja e tij Melania dolën pozitivë në testin për koronavirusin të enjten e javës që lamë pas dhe u vendosën në karantinë në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti u dërgua pak orë më vonë me helikopter në spitalin Bethesda, Maryland.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Akuzat për diplomën e Belind Këlliçit/Thërritet në SPAK nëndrejtoresha e “Harry Fultz”-it

SPAK ka thirrur nëndrejtoreshën e shkollës Harry Fullz Brikena Baxhaku, për çështje që është duke u hetuar Belind Kelliçi....

Kryeministri Rama: Shqipëria, mikpritëse e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027

Kryeministri Edi Rama, gjatë tryezës së diskutimit me përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, tha se Shqipëria në vitin 2027, do të jetë mikpritëse e...

Arsyet mbeten të panjohura, OpenAI konfirmon ndërprerjen globale të shërbimit

ChatGPT gjatë ditës së djeshme ka përjetuar një ndërprerje në mbarë botën, siç konfirmohet nga OpenAI, zotëruesi i chatbot-it të inteligjencës artificiale, transmeton Anadolu. Sipas...

KFOR tregon forcën, stërvitje e përbashkët e ushtarëve shqiptarë e italianë

Ushtarë italianë dhe shqiptarë nga Komanda Rajonale Perëndimore (RC-W), së bashku me trajnerët hungarezë të Batalionit të Rezervës Taktike të KFOR-it (KTRB), zhvilluan një...

Veliaj dhe arkitekti Ingles inspektojnë punimet për Teatrin e Ri

Puna për Teatrin e Ri po ecën me ritme të mira dhe pritet që brenda këtij viti të përfundojë ngritja e godinës. Kryetari i...

Lajme të tjera

Web TV