“Ai do të jetë më i madhi, edhe në vdekje”/ Ja pse Rafael Nadal është sportisti më i mirë në histori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga debatet më të mëdhenj në botën e futbollit është se cili është më i mirë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Këto lloj diskutimesh ekzistojnë edhe në fusha të tjera të sportit si tenisi. Debati më i madh në këtë fushë është se cili është lojtari më  i madh në historinë e tenisit, Roger Federer apo Rafael Nadal?  Për këtë nuk ka dyshime gazetari Aldo Cazzullo, i cili është totalisht i bindur se Nadal është jo vetëm më i miri në tenis, por ndoshta edhe sportisti më i mirë i të gjitha kohërave. Më poshtë ai jep argumentat per ta vërtetuar këtë gjë.

Ne nuk e kuptojmë që Nadal është ndoshta sportisti më i mirë i të gjitha kohërave. Padyshim më i madhi që është parë në këtë gjysmë shekulli.

Tenisi është sport që i ngjan shumë boksit. Është e vështirë të flasësh dhe për Federer. Ai është një zot por Nadal është si Prometeu. Nadal ka një histori të shkëlqyeshme për të treguar, sepse ai e ndërtoi vetë: nga e djathta në të majtë, madje u shërua nga dëmtimet serioze. Dhe pastaj ai ka fytyrën e jashtëzakonshme të një aktori latin, si një luftëtar ‘apash’.  Kur ai humbi setin e dytë me Thiem të dielën pasdite, unë kisha frikë për Thiem. Sepse Nadal u kthye në fushë i irrituar si një kafshë e plagosur. Jo me Thiem, por me veten e tij. Kjo është arsyeja pse ai e gllabëroi Thiem, kampion i madh me një të ardhme të sigurt, me egërsinë e një grabitqari i cili duhet të gjejë ushqim për këlyshët e tij.

Por Nadal nuk është vetëm një luftëtar. Ai është një shahist shumë inteligjent, i cili kurrë nuk lëviz një pjesë rastësisht, pothuajse gjithmonë e di se çfarë po mendon kundërshtari i tij, dhe pothuajse gjithmonë është aty ku kundërshtari mendon se nuk është. Sigurisht, krahasimet me sportet e tjera janë gjithmonë të vështira, mbase të gabuara. Për të qëndruar në boks, Mohamed Ali , mjerë ta quash Cassius Clay: më 6 shkurt 1967 në Hjuston ai gati sa vrau Ernie Terrel, një gjigant dy metërsh, duke vazhduar t’i përsëriste atij për 15 herë “Si e kam emrin?”. Dikush mund të thotë Maradona, një tjetër Messi, një tjetër CR7. Unë sugjeroj të mos harrojmë Usain Bolt dhe Ingmar Stenmark. Midis italianëve, Pietro Mennea, Sara Simeoni, Gigi Riva.

Lexo edhe :  Manipulim me votave në diasporës? KQZ e quan “problem teknik”

Por heroi im, më fal, është akoma Nadal.

Një vendosmëri e egër, një forcë mbresëlënëse morale, një frymë absolute konkurruese. Ndoshta ai nuk e ka gjuajtjen fituese. Por ai gjithmonë ka një goditje më shumë se kundërshtari. Asnjëherë një padrejtësi, asnjëherë një gjest i vrazhdë, asnjëherë mungesë respekti ndaj rivalit. Dhe në të njëjtën kohë asnjëherë një bujë, një grimcë që shkel syrin, një nga ato lëvizjet joshëse që e bëjnë Gjokoviç të dashur për publikun dhe shumë më pak nga kolegët e tij. Më së shumti lotët për të çliruar tensionin, me kokën të fshehur brenda bluzës, si pak më parë, në fushën e Roland Garros.

Nadal është ai që lë turneun që do të kishte fituar kur ka një përmbytje në shtëpinë e tij, hap Akademinë e tij për të pastrehët, i mirëpret ata personalisht dhe nuk dëshiron ta dijë askush. Askush nuk ka qenë në gjendje ta akuzojë atë për asgjë. Gerulaitis një herë tha se për ta rrahur Borg do të duhej ta vriste (Borg e mposhti atë 16 herë nga 16. Edhe ata ishin miq shumë të mirë). Me Nadalin nuk do të mjaftonte. Sepse rekordi i tij i dymbëdhjetë fitoreve në Paris nuk do të mposhtet nga askush. Ai do të jetë më i madhi, edhe në vdekje.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Artan Lame mes dy botëve

Sot në mëngjes u dha lajmi se ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame kishte ndërruar jetë në një spital në Gjermani, pas një komplikacioni në...

Rehabilitimi i Stalinit në Rusi dhe stalinizmi në Shqipëri

Nga Leonard Veizi Ai ka qenë i ulur këmbëkryq këtu te ne. Fillimisht në mes të kryeqytetit, pastaj pak më poshtë mesit. Një qytet mbante...

Lajme të tjera

Web TV