Ditët e fundit janë shtuar lajmet e rikthimit të kultivimit të parcelave me kanabis në disa zona. Deputeti i PS-së Xhemal Qefalia e pranoi këtë fakt gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, por kjo sipas tij është një betejë e përhershme mes policisë dhe trafikantëve dhe nuk mund të ndalet.
-Zoti Qefalia, cili është komenti juaj lidhur me kultivimin e kanabisit?
-Duhet ta pranojmë që ka një tendencë për ta zgjeruar. Para dy vjetësh pati një shpartallim total të të gjithë individëve kriminalë të cilët vazhdonin ta kultivonin kanabisin. Janë shumë faktorë që ndikojnë në periudha fushatash dhe në prag të fushatave elektorale pasi elementët kriminalë fillojnë edhe zgjohen, fillojnë marrin suport, pse jo dhe premtime elektorale. Por një falë këmbëngulje duhet edhe nga ana e Policisë së Shtetit por jo vetëm, edhe pushteti vendor, dhe organet e tjera ka pasur një luftë frontale. Në fakt nuk është një luftë që përfundon menjëherë. Kjo që nuk është se ndodh vetëm në Shqipëri. Është një luftë e pandërprerë. Janë shumë faktorë që duhen diskutuar. Nëse qeveria hesht dhe mbyll sytë, atëherë ka përgjegjësi qeveria./Fjala.al/Ke.Ba