Dy ditë para gjobave, Manastirliu thirrje qytetarëve: Si duhet ta mbani maskën në rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ditë para se të vendoset me ligj mbajtja me detyrim e maskës, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i bën thirrje qytetarëve të vendosin atë në çdo ambient.

“Vendoseni maskën në mënyrë të tillë që të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën, parandaloni përhapjen e COVID-19’, shkruan ministrja në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Manastirliut, nëse maska vendoset siç duhet, “ajo krijon barrierë që pengon spërklat e pështymës të futen në hundë e gojë. Këto spërkla janë përgjegjëse për përhapjen e infeksionit”.

Sakaq, Instituti i Shëndetit Publik thotë që rreziku i ulët nga virusi të mos bëhet i madh, edhe nëse jeni më pak se 60-vjeç, e nuk keni sëmundje të tjera, mund të sëmureni me Covid-19.

Ndaj bëhet apel të pastrohen dhe dezinfektohen duart vazhdimisht, objektet dhe vendet ku rrimë, të shmangen grumbullimet dhe kontaktet me personat e sëmurë, e të mos preken me duar goja, hunda apo sytë.

Maska nga e enjtja do të jetë e detyrueshme me ligj, edhe në rrugë apo ambjente të tjera të jashtme.

Kush kapet pa maskë, do të gjobitet nga policia e Shtetit. Gjoba do të shtohet në faturën e dritave./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Presioni i Trump, Abbas largohet nga Autoriteti Palestinez

Autoriteti Palestinez ka hyrë në një fazë të re ndryshimesh. Takimet e delegacioneve të Hamasit dhe Izraelit në Kajro...

Drogë me postë nga SHBA, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi u kap në flagrancë në një degë postare duke marrë një pako...

Tiranë/ Dhunimi i djalit të ish-deputetit të PD, policia nis hetimet për dy persona

Një sherr me sende të forta ndodhi mbrëmjen e së premtes, 25 prill, në një prej zonave më luksoze të Tiranës, “Long Hill Residence”, në Lundër. Disa...

Sherr në parkimin e një lokali, qëllohet me armë drejt një makine! Autori në arrati

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në parkimin e një lokali në Thumanë. Pas një konflikti të çastit një person ka...

Berisha: Ilir Vrenozi u bë stari i fushatës sonë! Tregoi nder dhe i theu hundët Ramës

Në mitingun e PD në Selanik ishte i pranishëm edhe Ilir Vrenozi. Kreu i PD, Sali Berisha iu drejtua atij nga podiumi ku po mbante fjalën, duke...

Lajme të tjera

Web TV