Mbajtja e maskave/ Nga nesër 3000 efektivë policie në terren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 3 mijë efektivë të policisë do të jenë në terren nga dita e enjte për të kontrolluar nëse qytetarët i mbajnë maskat ose jo.

Nga informacionet paraprake, mësohet se ditën e nesërme efektivët do të jenë në terren më shumë për të këshilluar dhe për të ndërgjegjegjësuar qytetarët të mbajnë maskat.

Ata do të jenë të përqendruar në kontrollin e automjeteve, ku qytetarët që janë të vetëm në makinë nuk janë të detyruar ta mbajnë maskën, por kjo nuk vlen në rastet kur kemi të bëjmë me më shumë se 2 persona. Për qytetarët që janë në rrugë,nuk do të ketë pika specifike kontrolli, por efektivët e policisë do të jenë të shpërndarë edhe nëpër lagje për të siguruar zbatimin në masë të mbajtjes së maskës.

Vlera e gjobës do të faturohet tek energjia elektrike, ndërsa të gjithë ata qytetarë që do të kapen pa maskë dhe nuk e kanë mjetin e identifikimit me vete, do të shoqërohen në komisariat ku edhe do të bëhet identifikimi i personit e më pas do t’i vendoset gjoba.

Sipas autoriteteve, kjo masë po merret për të parandaluar një izolim të dytë si ai i marsit. Ndërkohë sot, një ditë para se ky vendim të hyjë në fuqi, në vendin tonë është shënuar një rekord me 5 viktima dhe 202 raste të reja pozitive.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV