Alarmohet Italia/ Shënohet numri më i lartë i të prekurve që nga muaji mars

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

7332 raste të reja dhe 43 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit në Itali. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar që nga data 21 mars ku u shënua piku me 6557 të infektuar në 24 orë.

Kështu, numri total i të infektuarve ka shkuar në 372 799, ndërsa numri i viktimave 36,289.

Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë thotë se 25 pacientë të rinj janë shtruar në kujdes intensiv dhe tashmë gjithsej janë 539 persona në kujdes intensiv dhe 5,470 të shtruar në spital me simptoma. Sa i përket rajoneve kishte një rritje të rasteve të reja në Lombardi (+1844), 818 në Campania, 657 në Veneto. Rajoni me më pak raste pozitive në 24 orë është Bazilikata (+9).

Ndërkohë, ditën e djeshme në shtetin fqinj u shënuan 41 viktima dhe 5901 raste të reja.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Do të moderojë “Big Brother VIP Fan Club”/ Këshilla e Enxhi Nasufit për Heidi Bacin

Në emisionin e mëngjesit në “Top Albnia Radio” është folur për moderimin e “BIG BROTHER Fan Club” që do...

Belgjika do ndalojë cigaret elektronike nga Janari 2024

Nga janari i vitit 2024, Belgjika do të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që do të ndalojë shitjen e cigareve elektronike (vape-s)...

Kokëfortësia e dilemës evropiane

Dremush Shasha Dje liderët e Bashkimit Evropian takuan liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa sot do të vazhdojnë samitin e BE-së me diskutimin rreth mbështetjes së...

Begaj: Sfida e medias, përballja me fake news! Përdorni pushtetin me përgjegjësi

Në pritjen e organizuzar me përfaqësuesit e medias me rastin e festave të fundvitit, Presidenti Bajram Begaj e cilësoi rolin e medias si kontributore dhe thelbësore...

SPAK, ditëlindje mes sfidash/Aktualisht ka 2 çështje të nxehta, po hetohen dhe biznesmenë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv analizoi arritjet e SPAK, në 5-vjetorin e krijimit të tij. Ai tha se...

Lajme të tjera

Web TV