“E mposhta virusin”/ Video e Trump duke kërcyer pushton rrjetet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video e Presidentit amerikan Donald Trump është bërë virale në rrjetet sociale, ku kreu i SHBA kërcen gjatë një tubimi në Pensilvani.

Vetëm para pak ditësh Trump ja doli të mposhtë virusin famëkeq dhe tani presidenti amerikan i është rikthyer fushatës për zgjedhjet presidenciale. Gjatë fjalimit të tij Trump u shpreh se ai e ndjen dhimbjen e të gjithë atyre që luftojnë me koronavirusin, pasi e kia përjetuar vetë.

“Do ta bëj Amerikën të sigurt dhe të shkëlqyer përsëri”, theksoi ndër të tjera Presidenti. Teksa deklaroi me krenari që është imun ndaj virusit, Trump shtoi se ndihet si Supermen dhe ka dëshirë të puthë turmën. Menjëherë pas fjalimit të tij në tubim, u dëgjua një këngë klasike e grupit “Village People” e cila e bëri Presidentin të vallëzojë për disa momente.

Trump iu bashkua të pranishmëve duke bërë disa lëvizje vallëzimi në skenë, duke mbyllur tubimin e tij të dytë të fushatës zgjedhore.

Kreu i SHBA qëndroi katër ditë në spital duke luftuar me Covid-19. Mjekët raportuan se gjendja e tij gjatë kësaj periudhe ishte e mirë dhe simptomat qe ai shfaqi ishin të lehta.

 

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Mbyllet faza e parë e Ligë së Kampioneve, renditja dhe verdiktet përfundimtare

Liga e Kampionëve, uli siparin e fazës së grupeve, mbrëmjen e sotme, ku u luajtën edhe 18 duelet e...

Disa truke psikologjike për të përballuar më mirë problemet e përditshme

Nëse shpenzoni shumë kohë në internet, atëherë ju e dini se ka truke për çdo gjë të mundshme. Madje, disa truqe mund t’ju ndihmojnë...

Kurti nuk tregon pse ndryshoi mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të...

Përmbytjet nga reshjet e shiut, shpërthejnë ujërat e zeza në burgun e Durrësit

Të burgosurit në burgun e Durrësit, kanë ngritur alarmin pas përmbytjeve që janë shënuar në qytet, pasi kanë shpërthyer ujërat e zeza në katin...

Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

Nëse dëshironi një pije të shijshme, pa sheqer të shtuar ose me më pak kafeinë se kafeja, çaji është një zgjedhje e shkëlqyer. Krahas shijes,...

Lajme të tjera

Web TV