Manastirliu thirrje Bashës: Lëri planet e pikat, duhet të bëhemi bashkë për të fituar betejën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, falënderoi të gjithë qytetarët, që zbatuan vendimin e qeverisë dhe vendosën maskat ditën e sotme, ndërsa theksoi se nëse kjo masë zbatohet, do të shihet në ditët në vijim se si do të menaxhohet situata e pandemisë së koronavirusit.

Nga foltorja e Kuvendit, ministrja Manastirliu iu drejtua me një thirrje opozitës jashtëparlamentare, duke i thënë t’i lërë planet e pikat, por të bashkohet, pasi kjo është një sfidë e të gjithëve dhe jo vetëm e qeverisë.

“Nëse ne duam të fitojmë betejën shëndetësore, që është beteja e parë ku detyrohemi të zbatojmë rregullat për ta fituar, nuk duhet të lëmë pa zbatuar masat. Janë ndryshime ligjore shumë të mirëpritura në këtë kohë pandemie, pasi vendosin disa baza të mira për forcimin e instrumenteve ligjorë për mbrojtjen e grave. Nëse do të ketë problematika nëpër gjykata, është policia që ndërhyn për çdo rast të dhunës”, u shpreh Manastirliu.

Sipas saj vendosja e maskave jashtë shtëpisë është një hap drejt reduktimit të infeksioneve të virusit.

“Maska, higjiena dhe distanca janë tre masa për të fituar betejën, që nuk do të jetë e lehtë. Kush nuk do të shohë qartë, mund ta përdorë këtë situatë për të bërë politikë.  Edhe ata që janë jashtë parlamentit vijojnë të flasim për plane e pika, por unë besoj se është situatë serioze, duhet ta trajtojmë të tillë dhe duhet të jemi të gjithë bashkë, pasi është një virus që kërcënon jetën e shqiptarëve”, tha ajo.

Manastirliu bën apel në fund se duhet të jemi bashkë, ta shohim me racionalitet situatën. “Kjo nuk është një luftë e qeverisë, por e të gjithë qytetarëve shqiptarë, të cilët duhet të vijojnë zbatimin e këtyre rregullave, që do të shmangim të gjithë ato pasoja që mund të kishte një mbyllje. Shpresoj fort që maska të vijojë të zbatohet edhe në ditët e ardhshme, pasi ne do të shohim se si do ta menaxhojmë”, deklaroi Manastirliu./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV