(VIDEO) Jeta pas tërmetit, në Thumanë po vdes edhe shpresa!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë kaluar 50 ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe për të kuptuar se si po menaxhohet situata, ekipi i Fjala.al ka shkuar drejt Thumanës, një prej zonave më të prekura të tragjedisë. Në qendër të Thumanës turmat e njerëzve prisnin në qendrat për të aplikuar për të rindërtuar shtëpitë e tyre të pabanuara.

Është pikërisht “një luftë moderne klasash”, që banorët pretendojnë se i ka penalizuar për të marrë ndihmën e tyre. Të demoralizuar dhe në stres nga varfëria, e cila është thelluar si pasojë e një fatkeqësie natyrore, ata bëjnë apel për ndihmë.

Pasi shtëpitë e tyre u bënë të pabanuara ata nuk do përballen vetëm me problemin e vendbanimit dhe mungesës së ndihmës. Ajo që bie në sy në këtë zonë është se banesat dalin në emër të personave të tjerë si pasojë e një problemi me legalizimet e cila bie ndesh dhe me pronësinë. Qeveria nga ana e saj ka deklaruar se nuk do marrë përsipër që të bëjë me banesë personat të cilët nuk zotëronin shtëpitë në emrin e tyre.

Të gjendur mes një lëmshi i cili nuk ju siguron dot as bazën jetike të mbijetesës e cila është banesa, banorët e Thumanës nuk e kanë aspak kompleks të shprehen se janë të pashpresë dhe në depresion.

Edhe ata që kanë patur banesën e tyre, tashmë e vetmja nismë që është ndërmarrë është përcaktimi nëse banesa e tyre është ose jo e banuar dhe disa çadra të cilët banorët i konsiderojnë si çadra plazhi. Disa prej tyre kanë zënë magazinat kur dikur i përdornin për të mbajtur pulat dhe të tjerë flenë në kasolle në mes të të ftohtit të dimrit.

Lexo edhe :  Sherr në parkimin e një lokali, qëllohet me armë drejt një makine! Autori në arrati

Në tërmetin e 26 nëntorit në Thumanë u shembën 3 pallate ku humbën jetën 25 viktima nga 51 që pati në total kjo tragjedi./Fjala.al

https://youtu.be/DStlj98hRYg

Të fundit

1 mijë ton patate mbesin stok në Stëblevë, fermerët ankohen për mungesë tregu

Patatja është e vetmja kulturë bujqësore që kultivon zona e Stëblevës në Librazhd. Rreth 1 mijë ton prodhim i...

“Ditë të nxehta na presin!”/ Maj me temperatura qershori, mëngjese e mbrëmje të freskëta

Muaji maj nuk do të jetë tipik pranveror. Sinoptikania Lajda Porja shprehet në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan se temperaturat e këtij...

“Duhet një i ri”/ Rama: Më i ri dhe më i vjetër jam unë! Nuk ka nevojë për të tretat

Kreu i qeverisë, Edi Rama, i është përgjigjur një komentuesi në rubrikën e tij online “Sy m’sy”, i cili ishte shprehur se duhen votuar...

Rama godet partitë e reja: Kërkojnë të futen në valle dhe pastaj bëhen grabitqare

Në rubrikën e tij në rrjetet sociale “SY m’SY”, kryeministri Edi Rama ka komentuar me ironi krijimin e partive të reja në skenën politike...

Rikthehet lëvizja e lirë në kufirin Kosovë-Shqipëri

     Duke filluar nga dita e sotme, do të rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës, pra...

Lajme të tjera

Web TV