Video/ Spiropali ironizon Bardhin dhe Kryemadhin: Aleanca Aritmetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ka ironizuar përfaqësuesit e opozitës, Monika Kryemadhin dhe sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin.

Nëpërmjet një video që ajo ka postuar në facebook ajo ka evidentuar gabimet e bëra në veprimet matematikore nga këta dy politikanë.

“10:3=3″, shprehet Kryemadhi dhe “12+35=37”, shprehet nga ana tjetër Bardhi.

“Aleanca Aritmetike”, ka shkruar Spiropali përkrah videos në të cilën janë përfshirë sekuenca nga studiot televizive apo konferencat e mbajtura nga Kryemadhi dhe Bardhi.

Në fund të videos është e përfshirë dhe një sekuencë nga filmi “Përrallë nga e kaluara” nga ku është shkëputur batuta nga aktorja Hajrie Rondo: Hapu dhe të futemi!

Kryeministri Rama në më shumë se një rast ka ironizuar dhe lapsuset që ka bërë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Tirana drejt Kategorisë së Parë, bardheblutë mposhten me përmbysje nga Teuta

Kategoria Superiore ka mbyllur javën e saj të 26-të, me dy sfida që sollën surpriza. Tirana pësoi një tjetër humbje,...

Bazë kokaine në lokal! Arrestohet pronari në Berat, në pranga dhe bashkëpunëtorët

Policia vuri në pranga pronarin e biznesit dhe tre shtetas të tjerë që bashkëpunonin me 45-vjeçarin për të shpërndarë lëndën narkotike. Gjatë kontrollit në lokal dhe...

Koha për t’u kthyer në shtëpi

Nga Elisa Dedja Kohët e fundit, bisedat e mia me miqtë emigrantë po kthehen gjithnjë e më shumë rreth idesë së kthimit në shtëpi. Një...

Tom Doshi garon në Shkodër! PSD shpalos programin për zgjedhjet e 11 Majit

Kryetari i PSD rikonfirmoi kandidaturën e tij për deputet në këtë qark ndërsa i bëri thirrje Diasporës për mbështetje. Sekretari organizativ i PSD, Klementin Mile,...

Papa Françesku në gjendje kritike, Vatikani: Ka pësuar krizë në frymëmarrje

Vatikani ka njoftuar këtë të shtunë se Papa Françesku është në gjendje kritike shëndetësore pasi ka pësuar një krizë astmatike të frymëmarrjes që solli...

Lajme të tjera

Web TV