Ministria e Financave zbulon se si ‘avulluan’ 2.1 mln euro në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një punëtor i Thesarit të Kosovës, me inicialet L.G, dyshohet se ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në llogari të kompanisë, LDA Group Shpk, me bazë në Llapushnik, fshat në Komunën e Gllogocit, 30 kilometra larg Prishtinës.

Policia ka njoftuar zyrtarisht se të martën në mbrëmje, pas hetimeve të zhvilluara, është arritur të arrestohet një i dyshuar derisa dy të tjerë gjenden në arrati.

Të arrestuarit L.G i janë sekuestruar një pronë në Komoran, një në Komunën e Gllogocit si dhe një në Prishtë. Gjithashtu i është konfiskuar një veturë e tipit Audi A4.

Në arrati janë K.Sh dhe V.Sh, të cilët janë të lidhur me kompaninë në fjalë.

Zyrtarisht është konfirmuar kërkimi i bllokimit të llogarive pasi dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Policia e ka evidentuar rastin më 9 tetor, 2020, ndërkaq arrestimi i parë është bërë më 20 tetor.

Në bazë të regjistrit të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, rezulton se kompania LDA Group shpk, ishte regjistruar si biznes në gusht të 2019-tës. Pronarë të këtij biznesi figurojnë K.Sh dhe V.Sh, shkruan rel. Veprimtari kryesore e ka të përcaktuar ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore, ndërkaq veprimtari dytësore demolimin e objekteve.

Përmes një konference të jashtëzakonshme për media ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se kanë ndodhur katër transaksione të paligjshme në vlerë prej më shumë se 2.1 milionë eurosh, në një llogari të një operatori privat.

Për këtë rast, Bajrami tha se janë pushuar dy zyrtarë, njëri prej tyre është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas saj, rastin në organet e rendit e ka denoncuar Ministria e Financave.

Lexo edhe :  Shqipëria, një nga pesë vendet europiane më mikpritëse për shtetasit amerikanë

“Ky është një transaksion bankar dhe kemi gjurmuar të gjitha transaksionet që janë bërë si rezultat i këtij transaksioni. Organet e rendit janë duke u marrë, për të parë se kush janë përfituesit fundorë”, ka deklaruar ajo.

Institucionet e rendit po bëjnë përpjekje maksimale që këto para t’i kthehen buxhetit të Republikës së Kosovës, tha ndër të tjera Bajrami.

Ministrja e ka cilësuar këtë rast si “të izoluar”.

“Ajo që dua t’ju siguroj është se ky është një rast i izoluar më te cilin po merret intensivisht edhe Ministria e Financave dhe organet e rendit. Mjetet e tyre dhe buxheti i Kosovës është i sigurt. Nuk është tërheqje e mjeteve kesh, por përmes llogarisë sepse mjetet e buxhetit të Republikës së Kosovës janë në Bankën Qendrore të Kosovës dhe janë të sigurta”, ka thënë ajo para mediave.

Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

“Treni bullgar” i PS nuk e justifikon dot “Ruletën ruse” të PD

Nga Ylli Manjani "Treni bullgar" i PS nuk e justifikon dot "Ruletën ruse" të PD. Kjo e fundit tashmë eshtë...

Shembet çatia e kullës 650-vjeçare në Kinë, turistët vrapojnë të tmerruar (VIDEO)

Vizitorët e një vendi turistik shekullor në Kinën lindore u detyruan të nxitonin pasi qindra tjegulla çatie u shkëputën dhe u rrëzuan në tokë...

Mbetet në burg shefi i Policisë Rrugore në Tiranë

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të policisë rrugore Tiranë, Roven Zeka. Zbutet masa në arrest...

Përplasja e fundit virtuale mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit ndez rrjetin

Kënga më e re e Elvana Gjatës, “Lumja toka”, sapo ka dalë dhe ka bërë menjëherë bujë, jo vetëm për melodinë me motive shqiptare,...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa...

Lajme të tjera

Web TV