Kosovë/ Transferoi mbi 2 mln euro nga Thesari i Shtetit në një kompani private, ja vendimi i gjykatës për të akuzuarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj punëtorit të Thesarit të Kosovës. Ai akuzohet se ka transferuar mbi 2 milionë euro nga ky institucion shtetëror në një kompani private.

Policia e Kosovës tha të mërkurën se e ka arrestuar të dyshuarin L.G kurse dy persona të tjerë, që janë pronar të kompanisë private ku u transferuan paratë, ndodhen në arrati.

Siç njofton Gjykata, i pandehuri me iniciale L.G dyshohet për veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan rel. Gjykata tha se mori vendimin për ta dërguar në paraburgim të akuzuarin, pasi mund të arratiset apo të pengojë rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar në dëshmitarë apo bashkëpunëtorë të tjerë.

“I pandehuri L.G dyshohet se me datë 09 tetor 2020 në cilësinë e personit zyrtar ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke realizuar transaksione në vlerë prej 2,077,995.90 euro në adresë të një kompanie, me të cilat veprime i ka shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në shumë prej 2,077,995.90 euro dhe me këtë dyshohet se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton Gjytata Themelore e Prishtinës.

I arrestuari është personi i identifikuar me inicialet  L.G, punëtor i Thesarit të Kosovës, dyshohet se ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në llogari të kompanisë, LDA Group Shpk (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar), me bazë në Llapushnik, fshat në Komunën e Gllogocit, 30 kilometra larg Prishtinës.

Më herët gjatë ditës është mbajtur seanca dëgjimore ndaj të arrestuarit. Avokati i L.G, Veton Rrecaj tha se Prokuroria nuk paraqiti “asnjë provë konkrete relevante, e cila do ta mbështeste një pretendim të tillë, mirëpo kërkesa ishte tërësisht e përgjithësuar, e supozuar dhe në asnjë rast nuk pati mundësi ta argumentojë të njëjtën”./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Britania e Madhe/ Familja mbretërore do të marrë nga shteti shumën “e paimagjinueshme”

Familja mbretërore ka qenë në qendër të diskutimeve për financat e saj në vitin 2024 dhe e njëjta gjë do të...

Dëborë e reshje, si parashikohet moti për muajn janar në vendin tonë

Shqipëria nuk do të preket nga acari arktik, por ndikimi i tij do të ndihet edhe në vendin tonë. Ekspertja Anira Gjoni nga Instituti...

Samanta Karavella në pritje të ëmbël? Ja fotoja që ngriti dyshimet

Samanta Karavella përflitet se është në pritje të ëmbël. Në disa foto që artistja ka shpërndarë në Instagram barku i saj duket i rrumbullakosur. Madje komentues në...

SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve

Nga Lorenc Vangjeli Ditën e paraqitjes së tij të parë me detyrim në SPAK Berisha përmendi një dosje penale duke akuzuar ish-ministrin e Brendshëm Balla. Në...

Ndryshon programi i verifikimit të fakteve për rrjetet sociale Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, në pronësi të së cilës janë rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, njoftoi të martën se po heq programin e saj për verifikimin...

Lajme të tjera

Web TV