Aksidentalisht e famshme/ Gazetarët e ngatërruan mësuesen me një stiliste të njohur dhe kjo i ndryshoi jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

63-vjeçarja Lyn Slater jeton në New York dhe është një mësuese në Universitetin Fordham. Ajo tregon se si disa vite më parë jeta e saj ndryshoi përgjithmonë.

Lyn po priste një mikeshë jo shumë larg nga Qendra Lincoln, ku po zhvilloheshin shfaqjet e ndryshme të Javës së Modës. Disa fotografë që qëndronin aty e ngatërruan gruan me stil për një personalitet të famshëm në industrinë e modës.

“Fotografët më rrethuan dhe filluan të bënin fotografi,” kujton Lyn. “Dy gazetarë japonezë filluan të bënin pyetje. Turistët filluan të mblidheshin dhe të bënin video dhe fotografi me telefonat e tyre, duke menduar se kishin hasur me një figurë madhështore në industrinë e modës. Unë isha e hutuar nuk po e kuptoja çfarë po ndodhte, deri në momentin që arriti mikesha ime dhe po qeshte me situatë. Ajo më tha:Uau, papritur je bërë një ikonë e modës”.

“Unë gjithmonë e kisha adhuruar modën dhe rrobat e pazakonta. Por unë jam një mësuese, dhe profesioni im ka rregullat e veta: Unë duhet të vishem me kujdes kur jam në punë. Kjo ngjarje më inkurajoi, dhe unë vendosa të filloj të hap një blog dhe të shkruaj rreth modës.”, tha ajo për Gray Magazine .

https://www.instagram.com/p/CGkRf-IHJbp/

Doli që moda ishte diçka që e tërhiqte Lyn, dhe nga ai moment ajo filloi karrierën e saj të re shumë të suksesshme. Ajo nuk hoqi dorë nga puna e saj si mësuese, por blogu i saj u bë vërtet popullor pasi shumë e vlerësuan stilin e saj minimalist dhe të guximshëm.

Shumë revista të modës filluan të shkruajnë për Lyn dhe vazhdojnë ende dhe sot e kësaj ditë. Ajo ftohet në shfaqjet e modës dhe merr pjesë në reklama, marka të tilla si Uniqlo , Refinery29 dhe Mango , kanë punuar me të në projekte, dhe agjencia e modelimit Elite Model ka nënshkruar një kontratë me Lyn.

Lexo edhe :  Merrni kohë për veten tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot

Ajo nuk bën asnjë përpjekje për t’u dukur më e re (nuk pranon të lyejë flokët), por blogun e saj e lexojnë kryesisht moshat 25 deri 35 vjeç.

https://www.instagram.com/p/CGAHqaxnT86/

https://www.instagram.com/p/CFr2JjVn8Mq/

“Vajzat shpesh vijnë tek unë në rrugë dhe më pyesin se çfarë kam veshur. Të rejat shpesh më shkruajnë: Unë kisha shumë frikë nga plakja, por falë teje nuk shqetësohem më. E kuptova që mundemi të mbajmë një frymë rebele dhe dukemi mirë në çdo moshë. Faleminderit! “

Stilistët e preferuar të Lyn janë Yamamoto dhe Rei Kawakubo. Kur i kërkohet të përshkruajë stilin e saj, Lyn përdor katër fjalë: minimalism, avangarde, nonchalance dhe monokrome.

“Kur fillova të shkruaj në blogun tim, befasia më e madhe ishte se mu dha mundësia të takoja kaq shumë njerëz të talentuar dhe interesantë: dizajner, fotografë, stilistë, blogerë, artistë. Mundësitë për bashkëpunim ishin të pafundme,” thotë ajo .

Këtë vit, Lyn u bë një nga yjet e një fushate reklamuese nga Mango të quajtur “A Story Of Uniqueness”.

Përshtati për Fjala.al Restina Guri

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi tregon datën kur do nisen zarfet e votimit tek emigrantët

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se brenda javës së ardhshme pritet që të përzgjidhet kompania ndërkombëtare që do...

“Do marr shanset e mia”/Kokalari zbardh mesazhin e Berishës:As LaCivita nuk e shpëton dot

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari në një postim në rrjetet sociale ka komentuar koalicionin opozitar të pagëzuar me emrin “Shqipëria madhështore” që drejtohet nga demokratët...

Laerti i kthehet Gjestit: Egli arriti në atë pikë për shkakun tënd

Pas largimit të Eglit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania për shkak të gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore, situata mes banorëve...

Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare

Tristan Rutherford-BBC Pasi u izolua nga bota e jashtme për dekada dhe duke përjetuar një eksod masiv, Shqipëria po mbështetet në rrënjët e saj të...

Jo premtimeve ekonomike në erë!

Nga Fatos Çoçoli Më 22 shkurt 2025, në takimin me emigrantët në Parma të Italisë, partia kryesore opozitare në vend premtoi që në 3 muajt...

Lajme të tjera

Web TV