Sëmundja e tiroides dhe diabetit, kujdesi që duhet të tregoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në larminë e sëmundjeve që rrezikojnë shëndetin e njeriut ndodh që ky i fundit të përballet njëkohësisht me diabetin, por edhe me problemet me tiroiden. Ekspertët konfirmojnë se njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1, 2, rezistenca ndaj insulinës apo sindroma metabolike, mund të jenë dyfish të rrezikuar nga problemet me tiroiden dhe anasjelltas. Ndërlidhja mes të dyja sëmundjeve është më e fortë nëse njeriu është mbipeshë apo obez. Ekspertët e AgroWeb-it tregojnë se si t’i parandalojmë dhe t’i mbajmë nën konktroll këto sëmundje.

Sëmundjet e tiroides dhe sheqernat në gjak

Hormonet dhe tiroidja luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e proceseve biologjike në organizëm. Tiroidja ndërhyn te metabolizmi dhe mund t’i tjetërsojë nivelet e sheqernave në gjak, duke rritur rrezikun e shfaqjes së diabetit. Te diabetikët, kjo gjendër gjithashtu vështirëson edhe mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak. Ekspertët konfirmojnë se hipertiroidizmi dhe hipotiroidizmi kanë lidhje direkte me nivelet në rritje të glukozës në gjak. Ata besojnë se sëmundja e tiroides mund të nxisë nivelet e larta kronike të sheqerit në gjak. Këto të fundit nxisin sindromën metabolike ose, siç njihet ndryshe, gjendjen e paradiabetit. Nëse kjo gjendje nuk trajtohet, mund të transformohet në diabet të tipit 2.

Sëmundjet e tiroides dhe insulina

Diabeti mund t’i tjetërsojë nivelet e hormoneve të tiroides. Insulina, thonë ekspertët, imiton veprimet e hormoneve dhe ul prodhimin e tyre nga tiroidja. Insulina bën edhe të kundërtën e veprimit të hormoneve, duke rritur nivelin e tyre. Hipertiroidizmi përshpejton metabolizmin dhe përpunimin e insulinës prej tij. Hipotiroidizmi bën të kundërtën, duke rritur ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Parandalimi dhe mbajtja nën kontroll e sëmundjeve

Njerëzit e diagnostikuar me sëmundje të tiroides apo diabet duhet të angazhohen në mbajtjen e një peshe të shëndetshme trupore. Nëse njeriu i prekur nga sëmundjet e tiroides është i vëmendshëm ndaj nivelit të glukozës në gjak, ai do të jetë në gjendje të parandalojë diabetin dhe anasjelltas. Sëmundjet e tiroides mund t’i luhasin ndjeshëm nivelet e insulinës dhe vështirësojnë mbajtjen nën kontroll të saj. Ekspertët thonë se ushqyerja e shëndetshme dhe medikamentet për hormonet dhe sheqernat në gjak janë thelbësore. Nëpërmjet tyre njeriu mund të parandalojë komplikacione afatgjata të të dyja sëmundjeve.

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV