Jeta hebreje 75 vjet pas Auzhvicit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është gjithmonë e rëndë për Michael Schudrich sa herë i duhet të kalojë përmes portës së ish-kampit të përqendrimit Auzhvic-Birkenau.

Kryerabini i Polonisë disa herë në muaj vjen në memorialin e ish-kampit të përqendrimit. “Për mua është gjithmonë e vështirë kur vizitoj këtë vend. E aq më tepër kur lindi vajza ime. Kur kalon këtu dhe nuk ke fëmijë mendon: a do të kisha mbijetuar? Sapo bëhesh me fëmijë mendon; a do të mund ta kishte mbijetuar fëmija im këtë? Kjo kthehet në një përvojë krejt tjetër”, thotë Michael Schudrich, kryerabin i Polonisë

Më shumë se gjysma e gjashtë milionë hebrejve të vrarë në Europë ishin në Poloni. Schudrich është sot në Poloni personi më i rëndësishëm fetar i kontaktit për fondacionin Auzhvitc. Ai synon mosharrimin e mizorive dhe përkujtimin e Holokaustit deri më sot. 75 vjet pas çlirimit të Auzhvitcit. “Ndonëse shumë kanë nxjerrë mësimet prej historisë, sheh sot 75 vjet më pas, që ende ka të tillë që nuk kanë mësuar asgjë dhe që sot grenë zërin për përgënjeshtrimin e Holokaustit apo minimizimin e tij.”Kryerabini Schudrich punon kundër urrejtjes dhe për jetën. Ndërkohë ai e bën që prej 30 vjetësh këtë punë. Dikur ai erdhi në Varshavë, në Poloninë që qeverisej prej komunistëve. Shumë pak të mbijetuar të Holokasutit kishin hequr dorë prej identitetit religjioz të tyre hebre.

Pas rënies së Perdes së hekurt në vendin e karakterizuar prej katolicizmit nisën të krijohen sërish bashkësitë hebreje.

Schudrich i lindur në Nju Jork takon manjatin amerikan Ronald Lauder, i cili në mbarë botën e ka mbështetur me shumë para jetën religjioze hebreje.

Ne kishim nevojë për dikë, që të shkonte për ne në Poloni. Unë dëgjova për një rabin me emrin Michael Schudrich. Ne fillimisht e caktuam atë në një sinagogë  Në Varshavë në vitin 1990 apo 1991”, kujton Ronald S. Lauder, president i fondacionit  Lauder

Lexo edhe :  Skadon marrëveshja e tranzitit/Rusia ndërpret furnizimin me gaz në Evropë përmes Ukrainës

Sot lutjet në sinagogën Nozyk në Varshavë e kudo në Poloni janë sërish normalitet. Disa mijëra besimtarë hebraikë jetojnë sot në Poloni.

Ky është rezultati i punës së kryerabinit. Ai rrëfen, se kur erdhi para 30 vjetësh në fillim mungonin edhe librat. “Libri i parë hebraik i lutjeve, që është botuar pas rënies së komunizmit në Poloni është botimi i vitit 1991-1992,  ndërsa ekzemplari i pari në Poloni i përket vitit 1926.

Tri dekada më vonë Varshava ka një shkollë të suksesshme hebraike me mbi 200 nxënës. Ai e ka veçanërisht për zemër punën me fëmijët. Sot hebrejtë janë në Poloni një minoritet i gjithanshëm si kudo: krahas sinagogës konservatore Nozyk ka edhe bashkësi të tjera në Varshavë.

Ata përjetojnë solidaritet edhe në lutjet ndërfetare. Me katolikët e protestantët, bashkë me pjesëtarët e bashkësisë hebreje. Kryerabini Schudrich e di nga përvoja e tij, e “ndryshimi nuk ndodh brenda natës. Për këtë duhet kohë. Aq kohë sa të gjesh drejtimin e duhur, që të jep forcë dhe shpresë!

Shpresë për një jetë gjithnjë në rritje të besimit hebraik në Poloni. 75 vjet pas çlirimit të Auzhvicit./DW/

Të fundit

Zbulohen hapat që duhet të ndjekin emigrantët për të votuar

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se në datën 11 janar do të filloi dhe procesi...

Moti i keq ‘mbërthen’ SHBA-në, priten reshjet më të mëdha të dëborës prej një dekade

Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme për udhëtimin në disa pjesë qendrore të Shteteve të Bashkuara të...

Tërmeti i fortë godet El Salvadorin, ja sa ishte magnituda

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane vlerëson magnitudën e tërmetit që goditi El Salvadorin të dielën mbrëma (05/01) në 6.1 Rihter. Tërmeti ishte në një thellësi prej 87 kilometrash...

VIDEO/ Çudira nga Portugalia, fusha vijëzohet me qumësht! Ndeshja nis me 15 minuta vonesë

Çudira nga Portugalia, aty ku si zgjidhje për mos anulimin e një ndeshje në Ligën e Dytë të futbollit ka shërbyer qumështi. UD Oliveirense -...

Nuk ndiheni mirë? Ja si të dalloni gripin, ftohjen dhe COVID-19

Kur filloni të keni hundë që ju rrjedhin dhe dhimbje fyti, është e qartë që po sëmureni – por sfida është të kuptoni se...

Lajme të tjera

Web TV