Britania rrit shkallën e kërcënimit nga terrorizmi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Niveli i kërcënimit nga terrorizmi në Britani të Madhe është rritur në “kritik”, si masë parandaluese pas sulmeve që kanë ndodhur në Francë dhe Austri, ka thënë ministrja e Brendshme britanike, Priti Patel.

Ky ndryshim, që nënkupton se një sulm ka shumë mundësi të ndodhë, vjen një ditë pasi një sulmues në Vjenë, që është identifikuar si xhihadist i dënuar, ka lënë të vdekur katër persona në orët e vona të së hënës.

Franca, në anën tjetër, është përballur me tri sulme në javët e fundit.

“Kjo masë parandaluese është marrë pas shembujve të tmerrshëm që kemi parë në Francë javën e kaluar dhe ato që kemi parë natën e kaluar në Austri”, ka thënë Patel në një deklaratë për media.

Ajo ka thënë se publiku nuk duhet të alarmohet dhe se ndryshimi i shkallës së kërcënimit nuk është bazuar në një kërcënim specifik, shkruan rel. Sipas sistemit qeveritar të klasifikimit, niveli i ri nënkupton që është shumë e mundshme që ndonjë sulm të ndodhë.

Katër civilë janë vrarë dhe 22 janë plagosur gjatë sulmit të së hënës në Vjenë, të cilin, autoritetet austriake e cilësuan si “terrorist”.

Policia austriake vrau sulmuesin, që e identifikuan si Kujtim Fejzullai, 20 vjeç, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Të fundit

Fokusi tek qetësia,privatësia dhe magjia! 7 destinacionet që duhet t’i vizitoni patjetër…

Kur viziton një destinacion jashtëzakonisht të njohur, si mund të sigurosh edhe privatësinë dhe qetësinë maksimale njëkohësisht? Duke u akomoduar...

Myanmar, numri i të vdekurve nga tërmeti shkon mbi tre mijë persona

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues i Myanmarit është rritur në 3 354, me 4 850 të plagosur dhe 220 ende të zhdukur,...

Makina përplas këmbësoren në Korçë, autori largohet nga vendngjarja

KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec. Sipas informacioneve paraprake, një mjet mësohet se ka përplasur një këmbësore, e cila po transportohet...

Restaurohet Muzeu Etnografik i Elbasanit

Në Muzeun Etnografik të Elbasanit përfunduan punimet restauruese. Muzeu Etnografik i Elbasanit, apo siç njihet ndryshe dhe si “Shtëpia e Sejdinasve”, është i ndërtuar në...

Rama me ndjekësit:Pasaporta evropiane duhet për të fituar dinjitetin e barabartë evropian

SHQIPËRI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vijuar t’u përgjigjet komenteve të ndjekësve në rrjetet sociale. Shefi i qeverisë u ndal tek dobia që ka marrja...

Lajme të tjera

Web TV