‘Tilda Swinton shpërfaq izolimin e epokës së Covid-19 dhe mënyrën se si kinemaja mund të përshtatet me këtë izolim’, shkruan Steve Rose për Guardian.
Filmi bazohet në një dramë të Jean Cocteau-s të vitit 1930, por “The Human Voice” i Pedro Almodivar-it, por mund të jetë filmi që kapton më së miri kohët tona të çuditshme moderne.
Meqë është thjeshtë Almodovar, ai këtë e bën me elegancë të përkryer, në një melodramë të kontrolluar, me dekor të lakmueshëm shtëpiak.
Është film me një dhomë, me një person, që zgjatë gjysmë ore e që në një farë mënyre i shpreh ndjenjat tona të izolimit shtëpiak dhe bazën e paqëndrueshme të kinemasë.
Almodovar e bën të qartë se asgjë nga këto nuk janë reale. Apartamenti është veç një skenë me pamje industriale. Shpesh e shohim këtë nga jashtë, ose nga lart. Swinton është duke e luajtur veten e saj. “Klientët e duan zbehtësinë time.
Atë përzierje çmendurie dhe melankolie”, thotë ajo. Por, edhe ajo është gjithashtu personazh i trilluar, një karakter thelbësisht “Almodovarian”: një grua tjetër në prag të një krize nervore./Bl.Ba/Fjala.al